• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Militantët e PD presion SPAK-ut, Noka kërcënon Dumanin me vdekje: Fundin do e kesh si Koçi Xoxe

by A R
11/09/2024 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike prej mëse një ore janë mbledhur për të protestuar para dyerve të SPAK, aty ku në orën 12:00 do të hyjë kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, të cilit do t’i komunikohet akuza për çështjen “Partizani”.

Berisha po pritet me brohoritje dhe thirrjen “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ndërsa nuk mungojnë flamujt e Partisë Demokratike.

Për mediat foli Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili akuzoi SPAK se i ka vënë shkelmin Kushtetutës dhe. Sipas tij, kreu i SPAK, Altin Dumani vepron në shkelje të ligjeve dhe për këtë arsye e cilësoi si “Koçi Xoxe i kohëve moderne”, që fundin e tij do e ketë pas hekurave.

“Opozita duhet të persekutohet dhe të sulmohet dhe jo narkoqeveria. Jo ata që vjedhin. Jo Erion Veliaj që vjedh 130 milionë euro me një të rënë të lapsit. Lekët e inceneratorit inekzistent. Ilir Beqaj arrestohet për të shfryrë pakënaqësinë e opinionit publik ndaj SPAK. Arrestohet për fatura restoranti dhe jo milionat euro të koncesioneve të shëndetësisë Këtu para narko-drejtësisë, kësaj organizate kriminale vijnë dhe bëjnë xhiro për t’i hedhur hi syve shqiptarëve gjithë qeveritarët, por për tu sulmuar, persekutuar dhe burgosur sulmohet lideri i opozitës dhe gjithë opozita në tërësi. A ka shqiptar që mund ta besojë se kjo ngrehinë këtu mban brenda individë që flasin në emër të ligjit dhe Kushtetutës, kur ata mbajnë fshehur prova kriminale për qeveritarët dhe sajojnë dhe m9ontojnë prova për opozitarët. Kjo është organizatë kriminale që nuk ka synim drejtësinë. I them Altin Dumanit që je një pasardhës i denjë i Aranit Çelës dhe Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi. Në fund te ata që po çon pas hekurave do të shkojë vet”, tha Noka, duke kujtuar se Koci Xoxe eshte pushkatuar nga regjimi komunist.

Sakaq, SPAK do të konkludojë sot 8 muaj hetime për ish-kryeministrin, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “korrupsion pasiv”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

/a.r

Next Post
Berisha del pas 8 muajsh nga shtëpia: Rama do ta sigurojë mandatin e katërt sepse…

Berisha del pas 8 muajsh nga shtëpia: Rama do ta sigurojë mandatin e katërt sepse...

Comments 2

  1. ccc says:
    1 year ago

    Shteti duhet t’iu tregoje vendin banditeve e banditizmit. Nese nuk e ben, ka deshtuar ne misionin e tij dhe arsyen pse ekziston. Larg’qofte te ndodhe kjo e dyta!

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Ky noka e shoket si noka,jane aqe trima sa te hane mutin pa te rene ne toke.Kta ishin trima kure ne kohen e monsters se vicidolit terrorizonin,e vrisnin njerzit pa ju bere syri terte.Sote kane ndryshuar gjerat,tani SPAKU shpresa e vetme e e popullit,e vendit.Hajdutet,mashtruesit e barbarte e kane vendin ne burge.

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…

Enverët tanë

February 20, 2026
Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In