Këshilltari i Komunikimit i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka reaguar ndaj akuzave të opozitës në adresë të kryeministrit Edi Rama lidhur me favorizimin sipas saj të njrëzve të afërt të Ramës për tenderat publikë.
Ai shkruan se as që ia vlen t’u përgjigjesh këtyre që i cilëson “budallallëqe”.
“Dje njëri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz e hedhin në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjesh për çdo budallallëk! KM dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre”, shkruan Fuga.
Një ditë më parë PD akuzoi Ramën se i ka dhënë tendera miliona euro baxhanakut ndërkohë sot, deputeti Flamur Noka akuzoi se miku i kryeministrit Agron Papuli ka marrë 127 tendera.