• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Si po ndikon në Ballkan “lufta” tregtare SHBA-Turqi

by A R
29/08/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta tregtare e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet e saj të tensionuara me Bashkimin Europian dhe rënia drastike e vlerës së lirës i ka shqetësuar tregjet për rrezikun e madh të kontaminimit edhe gjetkë.

Europa dhe bankat e saj e kanë sidoqoftë fuqinë t’i kundërpërgjigjen një efekti domino, por ekonomitë e brishta të Ballkanit kanë çdo arsye të jenë nervoze.

Ekspertët e cituar nga “BIRN” argumentojnë se, ndërsa eksportet turke në rajon mund të rriten, të nxitura nga rënia e çmimeve dhe rrudhja e tregjeve për mallrat turke diku tjetër, trazirat financiare të vendit mund të frenojnë investimet e Turqisë, si ato shtetërore, ashtu edhe ato private, në një rajon të cilin Ankaraja është përpjekur shumë ta kultivojë sipas shijes së saj.

Monedha kombëtare e Turqisë ka humbur rreth 40 për qind të vlerës këtë vit, një rënie që i atribuohet shqetësimit të investitorëve rreth stilit gjithnjë e më autokratik të presidentit Recep Tayyip Erdogan, emërimit të dhëndrit të tij si ministër i Ekonomisë dhe pavarësisë në rënie të Bankës Qendrore atje.

Lira turke u dobësua sërish të martën përballë dollarit amerikan, pas paralajmërimit të ministrit të Financave, Berat Albajrak, se sanksionet tregtare të Shteteve të Bashkuara kundër Ankarasë mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme.

Mosmarrëveshjet e Ankarasë me Uashingtonin rreth një pastori amerikan, të ndaluar në Turqi nën akuzat për terrorizëm, i kanë përshpejtuar humbjet e lirës, ndërsa në një aspekt më të gjerë, investitorët janë të shqetësuar për kursin e politikës monetare nën drejtimin e Erdoganit, që e cilëson veten “armik të normave të interesit”./a.m.

Next Post
Polonia do detyrohet të paguajë për bazat ushtarake amerikane

Analiza/ Ja 5 shtetet që nuk mund të pushtohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com