Presidenti i ekipit londinez Chelsea, miliarderi rus Roman Abramoviç, u nda nga bashkëshortja e tij Dasa Zukova pas 10 vitesh martesë.
“Pas dhjetë viteve rrugëtimi të përbashkët, kemi marrë një vendim të vështirë për t’u divorcuar, por do të mbetemi miq, prindër dhe kolegë. Ne do të jemi të angazhuar për të rritur së bashku fëmijët tanë”-thuhet në një deklaratë të çiftit.