• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milano/ Takimi i Ramës, stërnipi Ismail Qemalit: Event që na ngre kokë! Emigrantët: Të bëhet vota diasporës

by Java News
26/05/2024 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkatdhetarët shqiptarë në Itali e kanë cilësuar si një event të rëndësishëm përbashkimi turin e kryeministrit Edi Rama në Milano. Pavarësisht ngjyrimeve politike, për emigrantët shqiptarë atje, ky takim është një mesazh shumë i rëndësishëm.

Edhe stërnipi i Ismail Qemalit, ishte pjesë e takimit të Ramës. Teksa e ka cilësuar ardhjen e Ramës si një event, Darling Vlora tha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku se r përgëzon Ramën në punën për të bërë Shqipërinë.

‘Ardhja e Ramës është një event. Ne na ngre kokën si shqiptarë që jemi këtu. Sot kur shohim gjithë këtë pjesëmarrje dhe u flet shqiptarëve nga vendi i jonë ndihemi pak si në Shqipëri. Besoj se emigrantët shqiptarë kanë shumë kërkesa. Kërkesa kryesore është votimi si një pjesë shume e madhe e shqiptarëve. Unë nuk di që Rama  krahasohet me Ismail Qemalin, ka një ngjashmëri se ka lënë mjekër, por çdo kryeministër ka misionin e vet mendoj se Ismail Qemali është i pakrahasueshëm por e përgëzoj dhe Ramën për atë që ka bërë për Shoqërinë.

Në intervistat e marra, emigrantët shqiptarë kërkuan që të realizohet edhe vota e diasporës.

‘Jam Ardian Xhakolli, lindur në Durrës si shumë të rinj të asaj kohe pjesëmarrës edhe në demonstratën e studentëve, u mor vendimi që ta linim vendin se na dukej i vogël për ëndrrat tona. Fati e solli të ngecnim në Itali, e donim Italinë megjithëse nuk na donte ne. Jam inxhinier në Milano. Mbajmë njëri tjetrin afër komiteti është shumë kompakt i ngjeshur. Kjo është një gjë e bukur. Përtej ngjyrave politike është një mesazh shumë i rëndësishme për ne emigrantët që jemi këtu. Ne kemi ardhur vetëm të pambrojtur shteti nuk ishte palë pasi ishte shtet i brishtë çdo gjë e kemi bërë vetë. Problemet kanë qenë më të mëdha se vet ne dhe secili ka përballuar me forcat e veta. Kërkesat mbeten po ato.’- u shpreh një qytetar.

Një emigrant tjetër u shpreh se ishte kënaqësi të shihet Ramën.

‘Në Itali kam 26 vite gati, jetoj në Reggio Emilia, erdhëm ta shohim. Erdhëm të shohim vendin tonë në Milano. Kam një biznes që shes dritare alumini, nga Shqipëria në Itali. Jam në kontakt me Shqipërinë. Sot ishte një kënaqësi të shihja Edi Ramën. Atë që Edi Rama po bën me atë që po shohim që për instruktorë po investon shumë. Sinqerisht do të doja të bëhej vota e diasporës.’- tha një emigrant tjetër.

Për një emigrante tjetër, kryeministri Rama është i vetmi që ka rregulluar Shqipërinë.

‘Kam 33 vite në Itali. Është i vetmi Edi Rama që e ka rregulluar Shqipërinë që i ka bërë të gjitha qeveritë e tjera e kanë shkatërruar nga ndërrimi i komunizmit shkatërruan çdo gjë fabrikë të gjitha. Kërkesa është që të vazhdojë drejt në na ka në krah të vazhdojë drejt është i vetmi që ka rregulluar Shqipërinë.’- tha ajo.

Një tjetër u shpreh se Rama po i jep mundësi shumë të mira vendit.

Kam 26 vite që jetoj në Itali, punoj si kamionistë. Jam larguar pasi nuk kishte vende pune dhe infrastrukturë. Shqipëria është gjithmonë në zemrat tona nuk presim momentin që të themi jo. Rama jep disa mundësi të mira për të gjithë popullin dhe për ata që nuk e duan Ramën. Vota është e lirë çdo kush ka mendimin tij, jam këtu të mbështesim Edi Ramën dhe gjithë shqiptarët ku janë.’- tha një emigrant./m.j

Next Post
Dhunoi me mjete të forta dhe kanosi me sëpatë një 26-vjeçar në Durrës, arrestohet

EMRI/ Falsifikonte dokumentet e identifikimit të personave me precedent penal, arrestohet 40-vjeçari i dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In