Atalanta ka mposhtur Milanin në “San Siro” me shifrat 2-0, duke i shkaktuar humbjen e dytë me radhë në Serie A dhe duke e zhytur edhe më tej në krizë ekipin kuqezi.
Atalanta ngjitet në vendin e shtatë me 27 pikë pas kësaj fitoreje që e arriti falë golave të Cristante në minutën e 32-të dhe të Ilicicit në minutën e 71-të.
Vendasit patën vetëm katër goditje në portën e portierit të Kombetares shqiptare, Etrit Berishës, dhe 22 jashtë saj, por nuk arritën asnjëherë ta mposhtnin gardianin e Atalantas.
Kjo humbje e zbret Milanin në pozitën e 11 në renditjen e Serie A, me 24 pikë. /a.m.