Sulmuesi brazilian, Luiz Adriano, do t’i thotë lamtumirë Milanit në afatin kalimtar të janarit. Madje sipas mediave italiane, tashmë braziliani ka gjetur skuadër të re, është Spartak Moska.
Sipas mediave në Itali, dyja klubet ka kohë që diskutojnë për brazilianin dhe se tashmë gjithçka ka përfunduar.
Palët kanë arritur një marrëveshje dhe Adriano do të transferohet te Spartaku i Moskës për 25 milionë euro./a.m.