Sipas gazetës italiane, La Repubblica, drejtuesit e skuadrës së Milanit nuk e kanë harruar Mateo Kovacicin.
Thuhet Rossonerët do të tentojnë sërish ta blejnë ish lojtarin e Interit, të cilin tentuan ta transferonin edhe gjatë verës, por dështuan.
Nëse Kovacic nuk do të largohet nga Reali, Milani do të ketë një plan B. Sipas La Repubblica ekip nga San Siro do të mundohet ta transferojë Cese Fabregasin nga Chelsea. /a.m.