Mitiku “Giuzeppe Meaza” nuk mund të shembet dhe planet e Interit dhe Milanit për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e San Siros janë anuluar.
Ka qenë një vendim Komisionit Rajonal të Trashëgimisë Kulturore të Lombardisë i cili konfirmoi se unaza e dytë e stadiumit po vendosej nën mbrojtje, çka do bënte të pamundur prishjen e stadiumit.
Arsyeja e vendosjes së stadiumit nën mbrojtje është për faktin se në fillimin të 2025-ës ai do të plotësojë fiks 70 vjet, çka bën që automatikisht të futet në listën e siteve dhe objekteve që merret në mbrojtje nga autoritetet italiane të kulturës.
Me këtë zhvillim për San Siron bien të gjitha planet e dy klubeve milaneze për të rindërtuar një stadium të ri modern në vendin ku sot ndodhet “mezza”.
Për Interin dhe Milanin nga ky moment ndahen rrugët dhe pas dekadash të tëra që kanë ndarë të njëjtin stadium, duhet të vijojnë me planet për të ndërtuar stadiume private në zona të tjera të Milanos, apo në komuna të tjera përreth kryeqendrës së Lombardisë.
Ndërkohë sa i takon stadiumit aktual, ai do të vijojë të jetë në pronësi të komunës dhe verën e ardhshme pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni që do të kapë vlerën e 18 milionë eurove.