• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mikpritja shkodrane ndaj kosovarëve nxjerr bllof Bashkinë

by Ben Andoni
08/10/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka qenë e tepruar ajo ritiradë batutash që kryeministri i vendit Edi Rama i ka shprehur kryetares së bashkisë të Shkodrës. Qesëndia dhe shpotia e tij therëse jo vetëm e ka ofenduar zonjën e parë të Shkodrës, por ka treguar realisht edhe sesi është diskursi i pushteteve në vendin tonë.

Veçse do të duheshin pak ditë, kur përfaqësuesja e Kosovës të ndeshej në qytet, që publiku i cili ishte renditur në krah të kryetares së Bashkisë, të kuptonte se primatët e pushtetit lokal në Shkodër i meritojnë fjalët dhe ndoshta edhe më të rënda.

Mungesa e administrimit të duhur shumëvjeçar, anomalitë e shumta në qytet, arroganca dhe politizimi në thelb i pushtetit lokal, e kanë lënë qytetin pa asnjë sens zhvillimi. Dhe, Shkodra e përmendur për bujari, gaz dhe alegri, por edhe modernitet na ka treguar të turpshëm para kosovarëve. Fillimisht për makutërinë e pronarëve të vegjël; së dyti, për organizimin e dobët, që rrjedh edhe nga strukturat e Bashkisë; së treti për mbetjen pas në sjellje, që na tregon krejt të pagdhendur dhe së katërti, për mungesën e empatisë ndaj vëllezërve kosovarë.

Shkodra e meriton stadiumin për kontributin e madh në futboll dhe Shqipëria i është mirënjohëse për atë që i kanë dhënë sportistët e saj në dekada, porse njerëzit e saj të pushtetit lokal, që prej kohësh të komunizmit e deri më tani, kanë treguar se janë meskinë dhe të cilëve u ka mbetur ora ende te përmendja stërbajate e qytetit të madh, që bënte tregti dhe njihej nga metropolet e njohura të Evropës dhe padyshim Marubi.

Në fakt, Shkodra më shumë se çdo gjë ka shpirtin e qytetarëve të saj të vërtetë, një komunitet gjithnjë e më vogël, që nuk rreh gjoksin vend e pa vend dhe që flet pak, e që i ka dhënë Shqipërisë si pakkush tjetër. Zërin e këtij komuniteti tashmë e mbysin kinset e shumta, që shkojnë rëndom deri në krye të pushtetit lokal dhe nuk bëjnë asgjë.

Kryetares së Bashkisë dhe pak herë do të ketë rastin që qyteti i saj të bëhet një qendër e një pelegrinazhi të tillë sportiv në stadiumin me emrin e të madhit Loro Boriçi, po aq pak kohë sa ajo vetë dhe vartësit e saj, u ka mjaftuar të tregojnë se janë aksidentalisht dhe thjesht zgjatime të politikës. Kjo shpjegon pse qyteti nën drejtimin e tyre ka aq shumë anomali, kjo shpjegon sepse Shkodra nuk di të mirëpresë si duhet, siç ndodhi këtë herë me kosovarët, kjo shpjegon edhe pse është ashtu kaotik si është.

Kryeministri Rama i foli vërtet keq znj.Ademi, porse në një takim tjetër si kreu i ekzekutivit të këtij vendi, do t’i duhej t’i fliste dy herë më ashpër (jo rëndë), për gjendjen që ajo e ka lënë qytetin. Pasi Shkodra, Dashnorja e Moteve, siç thoshte Migjeni, tashmë është një grua e mbaruar, që pret ta ndihin, njerëzit që vetëm i lakmojnë hiret dhe përfitojnë pa mëshirë mbi të. (Javanews)

 

Next Post
Qyteza gjermane në shtet-rrethim, kërkohet terroristi sirian

Qyteza gjermane në shtet-rrethim, kërkohet terroristi sirian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

February 19, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In