• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mikpritja, “Liberation”: Ja përse qëndrojnë emigrantët në Shqipëri!

by Java News
27/12/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri shqiptar, jo rrallëherë në mediat e huaja është njehsuar me problemet, por shkrimi i fundit i francezes “Liberation” është një kurore dafinash për mikpritjen tonë. Të rraskapitur nga “Itinerari i Ballkanit”, gjithnjë e me shumë refugjatë vendosin të qëndrojnë në Shqipëri, nis shkrimi që nënvizon se këta njerëz, përfitojnë nga mikpritja e një vendi që edhe vete është prekur nga eksodi i popullsisë së saj.

Ai sjell eksperiencën e një emigranti të quajtur Taha. “Shqipëria është per mua vendi im i dytë”, thotë siriani. Me një shqipe të çalë, ai tregon se ka qenë dhe në shumë shtete të tjera, por këtu ka gjetur diçka ndryshe.

“Shqiptaret, nuk të shohin thjesht si refugjat apo emigrant, por fillimisht si qenie njerëzore”, shprehet ai. Për këtë bir refugjatësh që kanë mbetur në Jiban, rruga ndaloi papritur një vit më parë në vendin e vogël buzë Adriatikut.

Me të drejtën e azilit në xhep, Taha tani shpreson t’i bashkohet njërit prej klubeve të futbollit në Tiranë.

Teorikisht e mbyllur që nga pranvera 2016, “Itinerari i Ballkanit” vazhdon të jetë rruga e qindra njerëzve, me përfitim të madh për kontrabandistët, thotë Liberation.

Artikulli shpjegon se fenomeni i ri gjatë këtij viti është rruga e tyre nëpër malet shqiptare, Malin e Zi dhe Bosnjë, për të arritur në Bashkimin Europian.

Kështu ka vepruar edhe Ahmedi, nga Pakistani. Ai është habitur nga mikpritja që gjeti në Shqipëri. “Ne Greqi me kishin thënë: Kujdes nga shqiptarët, – rrefën 26 vjecari,- por kur erdha këtu, e pashë se ata ishin gabuar”.

Pas tij, në rrugën me gropa që të çon në qendër të Babrrus, disa gra shkojnë në shkollën lokale. Gjithnjë e më shumë familje refugjate, kryesisht sirianë, kanë zgjedhur të qëndrojnë në Tiranë.

Përfshirë dhe njerëz si Said dhe gruaja e tij Sabah, të cilët kurrë nuk kishin dëgjuar për Shqipërinë. “E kërkuam azilin këtu për të mirën e fëmijëve tanë,- thotë palestinezi; – Nuk mund të rrezikonim jetën e tyre duke vazhduar. Njerëzit po vdesin në këtë rrugë”.TCH/a.meta

Next Post
E fyeu me fjalë rruge, Manastirliu i përgjigjet Blushit: Gojëlëshuar, shan gratë si burrë i dehur

Flota e re e autoambulancave, Manastirliu: Tani ofrohet edhe shërbim e përkujdes shëndetësor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In