Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka reaguar pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit. Pompeo e quan Shqipërinë aleat të SHBA për partneritetin e tij të palëkundur dhe rolin e saj si udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Kënaqësi të mirëprisja kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit sot, ku patëm një diskutim të frytshëm. Mirënjohës për aleatin tonë Shqipërinë për partneritetin e palëkundur dhe rolin e saj të lavdërueshëm si një udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Pompeo. /e.s/