• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mike Pence heq dorë nga kandidatura për president

by A M
29/10/2023 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence është tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024. Ai e bëri njoftimin në Koalicionin Hebre Republikan në Las Vegas.

“Ne gjithmonë e dinim se do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar”, shkroi ai në një deklaratë. Pence është kandidati i parë republikan që pezullon fushatën e tij në një garë të udhëhequr nga ish-presidenti Donald Trump.

Sondazhet e fundit kanë treguar se Pence kishte mbështetjen më të pakët të votuesve. Kishte shqetësime të mëdha në fushatën e Pence se ai nuk do të kualifikohej për fazën e tretë të debatit muajin e ardhshëm, sipas CNN.

64-vjeçari humbi mbështetjen e shumë votuesve republikanë kur u nda publikisht me Trump lidhur me trazirat e 6 Janarit në Kapitol në 2021, kur ai kryesoi certifikimin e rezultateve zgjedhore të Joe Biden në 2020 në Kongres. Trump e quajti në atë kohë mungesë guximi kur ai refuzoi të përmbyste fitoren zgjedhore të liderit demokrat.

Ish-zëvendëspresidenti në Mars të këtij viti u shpreh se Trump kishte vënë në rrezik familjen dhe të gjithë në Kapitol atë ditë. Gjatë fushatës, Pence nuk mbështeti asnjë kandidat tjetër republikan për zgjedhjet presidenciale.

Ai u bëri thirrje amerikanëve që të zgjedhin një lider që të udhëheqin kombin me devotshmëri dhe zbatojnë parimet për t’a bërë gjithmonë Amerikën të forte, të begatë dhe të lirë. Vendimi i Pence për t’u tërhequr nga fushata presidenciale republikane erdhi pak para debatit të tretë presidencial që do të mbahet më 8 Nëntor.

/a.d

Next Post
I penduari i drejtësisë zbulon dy linjat e trafikut të kokainës/ GJKKO do të vlerësojë masat për grupin e Laert Haxhisë

I penduari i drejtësisë zbulon dy linjat e trafikut të kokainës/ GJKKO do të vlerësojë masat për grupin e Laert Haxhisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com