• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

I penduari i drejtësisë zbulon dy linjat e trafikut të kokainës/ GJKKO do të vlerësojë masat për grupin e Laert Haxhisë

by A M
29/10/2023 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i Laert Haxhiut do të hetohet në SPAK nga prokurori Behar Dibra. Dosja nga Elbasani ka ardhur që në datë 20 Tetor, ndërsa prokurori pritet ta dorëzojë brenda ditës së Hënë kërkesën në Gjykatën e Posaçme për rivlerësimin e masave të sigurimit. SPAK ka studiuar thëniet e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Burimet bëjnë me dije se Tafani ka folur edhe për dy linja të trafikut të kokainës jashtë vendit. I penduari ka treguar edhe emra konkretë në lidhje me këtë çëshjte. SPAK do të nisë letërporosi drejt disa vendeve të BE-së për të mësuar më shumë mbi personat e përfshirë.

Tafani ka treguar edhe kodet e Sky ECC që janë përdorur nga grupi i Laert Haxhiut. Përpos 18 ngjarjeve kriminale që janë dokumentuar nga prokuroria e Ebasanit, Tafani ka folur edhe për krime të tjera. Thëniet e tij do të verifikohen nga hetuesit nëse lidhen me ngjarjet që kanë ndodhur dhe me proceverbalet që ka policia.

Haxhiu dhe pjesa tjetër e të arrestuarve, akuzohen se janë autorë të 4 vrasjeve në Shqipëri, si dhe për disa plane vrasjesh dhe  ngjarjeve të tjera me shpërthim tritoli. Disa prej ngjarjeve janë ende në proces verifikimi dhe hetimi.

Laert Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për atentatin ndaj Xhulio Shkurtit tek komisariati i policisë në Lushnje në vitin 2016. Ndërkohë është duke u gjykuar në SPAK për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në vitin 2017. Edhe në këtë ngjarje shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Barës.

Next Post
Dy efektivë policie gjejnë pistoletë në makinën e shërbimit në Tiranë, dyshimet e para

Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit, njëra përmbyset në rrugë. Disa persona të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com