Publikohet foto e Arben Mërkurit, 48-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Sukth.
Viktima “Maneci” mësohet se ishte mik i “Rrumit të Shijakut”, personazh ky i njohur për Policinë për përfshirjen e tij në disa ngjarje të ndryshme kriminale.
Mërkuri dyshohet se ishte një nga pjesmarrësit në dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri në vitin 2016.
48-vjeçari u qëllua me armë zjarri përpara ambjenteve të dyqanit të tij nga persona ende të paidentifikuar.
/a.r