• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mijërat eurot e gjetura në shtëpinë e pastrueses ende ‘jetime’, ish prokurori: Gjurmët e gishtave te paketimi i parave mund të çojnë tek pronari!

by Java News
16/01/2023 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, dhe fakti se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë ‘pa pronar’ ishte temë diskutimi në emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo.

Ish prokurori Eugen Beci shprehet se në vendet perëndimore, pastrueset rekrutohen nga agjencitë policore për të identifikuar e çuar në zbulimin e rasteve të korrupsionit, sikurse edhe vjedhja e kryer nga Rozeta Dobi, por në këtë rast pa e qenë e infiltruar.

Sipas ish prokurorit është shumë e rëndësishme të zbulohet se kujt i përkasin sendet e vjedhura e të gjetura në banesën e Rozeta Dobit dhe se shenjat e gishtërinjve te paketimet e parave mund të çojnë në gjetjen e pronarit. Sipas Becit, nuk mjafton vetëm SPAK në luftën kundër korrupsionit, pasi duhet të jetë i shtrirë në të gjitha strukturat shtetërore.

“Shumë agjenci të huaja, thonë se pastrueset janë shumë të lehta për t’u rekrutuara, por në rastin konkret e realizoi pa shpërblim. Për saj përket korrupsionit, e ka çuar, ka shtrirë në tërë kapilarët e vendit. Duhet të jenë të gjitha strukturat e shtetit funksionale në të gjithë vendin në atë luftën kundër korrupsionit. Ka 2 drejtime, rastin e kapjes së një hajduteje në banesë, dhe tjetra, sendet kujt i përkasin? Prokuroria e Tiranës po kërkojnë gjurmë gishtash saj përket paketimit të parave, që mund të çojë në gjetjen e pronarit.”- tha ish prokurori Bici.

Gazetari Sokol Bregu thotë se pre e vjedhjes kanë qenë dhe gjyqtarë, por këta të fundit nuk kanë denoncuar pasi do duhej të justifikonin paratë, ose nëse kanë denoncuar vjedhjet, i kanë bërë vetëm për shumën deri në 200 mijë lekë.

“Shtresat në Shqipëri po shkojnë në diferenca të mëdha, të varfrit dhe të pasurit. Mendoj se i ka vjedhur brenda një periudhe shumë të shkurtër. Disa gjykatësve i ka vjedhur paratë dhe duke qenë para e tyre, kanë çuar për vjedhje deri në 200 mijë lekë, vetëm për ta dënuar. Është një çështje që përfshin shumë histori. Polica nuk ka çfarë mban të fshehtë. Denoncimi i parë ishte për një vjedhje banese. Kjo hynte në një banesë nga 2 mijë banesa që vidhen në vit.  Kur u gjendën dhe 400 mijë euro e tjera, dikush kërkoi të jepej një medatizim.”-u shpreh gazetari Bregu.

Hetuesit kane dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, pasi me publikimin e lajmit të vjedhjes në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt Alda Klosi, persona të ndryshëm kanë identifikuar si të tyret disa nga bizhuteritë e vjedhura, por sipas burimeve, nuk kanë bërë denoncim në kohën që sendet kanë humbur. 410 mije eurot e gjetura me kontrollin e dytë në banesën e pastrueses, të fshehura tek aspiratori janë ende pa Zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit./m.j

Next Post
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu!

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In