• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mijëra mbështetës të Trump dalin në rrugë kundër certifikimit të Biden si president

by Ardit Rada
06/01/2021 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump, pritet të parakalojnë të mërkurën në Uashington në përkrahje të kundërshtimit të certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Presidenti Trump planifikon të flasë në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Biden pritet të flasë nga shtëpia e tij në Delaware pas një takimi me këshilltarët e tij ekonomik.

Kongresi do të mblidhet të mërkurën për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale, që dolën zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, shkruan Zëri i Amerikës.

Përpara ngjarjeve të së mërkurës, presidenti Trump vazhdoi të përdorte rrjetin twitter për të bërë pretendime të pambështetura se ai është fitues i zgjedhjeve.

“Ata nuk do të mbështesin vjedhjen e një fitoreje të madhe në zgjedhje”, shkroi ai për ata që udhëtonin për në Uashington për të protestuar.

Qindra njerëz u mblodhën të martën mbrëma në Uashington, përfshirë disa grupe që u përleshën me policinë.

Autoritetet thanë se arrestuan të paktën gjashtë persona nën akuzat që përfshinin armëmbajtje si dhe sulm ndaj një oficeri të policisë.

Rrugët e Uashingtonit u mbyllën dhe kryebashkiakja Muriel Bowser aktivizoi Gardën Kombëtare, nga droja e përsëritjeve së dhunës midis grupeve protestuese sic kishte ndodhur gjatë verës.

Dyqanet në qendër të qytetit janë mbuluar dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare do të ndihmojnë policinë e kryeqytetit dhe Parkut Kombëtar të kontrollojë turmat të mërkurën.

Zonja Bowser dhe politikanët në Maryland dhe Virgjinia u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi të mërkurën dhe të shmangin kundër-protestat.

Disa aktivistë në mediet sociale gjithashtu bënë thirrje që protestuesit të qëndrojnë në shtëpi, duke paralajmëruar kundër nxitjes së dhunës midis grupeve.

Përleshjet midis mbështetësve të presidentit Trump dhe kundër protestuesve në dhjetor çuan në katër persona të plagosur nga goditje thikash.

Pjesëtarë të grupit “Proud Boys” që e cilësojnë veten “shovinistë perëndimorë” pritet të marrin pjesë në protesta.

Të hënën, policia arrestoi udhëheqësin e grupit “Proud Boys”, Henry “Enrique” Tarrio dhe ngriti akuza ndaj tij për shkatërrim prone në lidhje me një protestë të mëparshme. Ai u lirua të martën, por i është ndaluar hyrja në qytet deri në seancën dëgjimore në qershor.

Certifikimi i zgjedhjeve, një veprim i zakonshëm dhe përgjithësisht ceremonial që normalisht do të zyrtarizonte fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhje pasi Kolegji Elektoral më 14 dhjetor e zgjodhi zyrtarisht kandidatin demokrat si fitues, këtë radhë është kthyer në një provë të besnikërisë së republikanëve ndaj Presidentit Trump. Mbi 100 ligjvënës besnikë të presidentit pritet ta sfidojnë procesin e certifikimit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha në një letër drejtuar demokratëve të martën se certifikimi “ka të bëjë me garantimin e besimit në sistemin tonë demokratik”.

“Si Anëtarë të Kongresit, të gjithë kemi përgjegjësinë për të mbështetur parimin se qytetarët janë sovranë dhe se ata kanë fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre përmes kutisë së votimit,” tha ajo./a.p

Next Post
Trump nuk ka ndërmend të dorëzohet: Zgjedhjet u manipuluan

Protesta të dhunshme në Uashington/ Trump: Ne nuk pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, s’do dorëzohemi kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com