• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mijëra dosje pezull në Gjykatën e Lartë, ambasada amerikane: Përzgjidhen 12 juristët e rinj për zgjidhjen e tyre

by Ardit Rada
13/08/2020 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se 12 juristë të rinj shqiptarë po punojnë për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura.

Ambasada përmes një njoftimin në rrjete sociale se në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi Drejtësi për të Gjithë i USAID-it ka përfshirë 12 të rinjtë.

Postimi i plotë i Ambasadës:

Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi Drejtësi për të Gjithë i USAID-it ka përfshirë me sukses 12 juristë të aftë e të rinj shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP).

Të dymbëdhjetë punojnë tashmë në gjykatë dhe aktualisht janë përqendruar në krijimin e një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës.

Ky inventar do të jetë baza për kategorizimin e çështjeve në grupe, të cilat mund të trajtohen më pas në një mënyrë më të efektshme dhe efikase nga këshilltarët ligjorë dhe gjyqtarët e gjykatës.

USAID-i dhe gjykata ndajnë mes tyre përgjegjësinë për të siguruar që këta nëpunës të kenë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për të qenë të efektshëm.

Gjatë kësaj periudhe të vitit me ritme më të ngadalta, gjykata e ka përshtatur kalendarin e pushimeve të punonjësve të saj për të mundësuar praninë e nëpunësve NUNÇP, ndërsa Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të tilla, si: laptopë dhe artikuj zyre.

Gjithashtu, Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të mbrojtjes personale për të gjithë gjykatën dhe nëpunësit, për të siguruar kështu një mjedis të sigurt pune. Ky është një bashkëpunim shumë i mirë, në interes të aksesit në drejtësi dhe një shërbimi më të mirë për qytetarët e Shqipërisë.

/e.rr

Next Post
PD vijon replikat me Besa Shahinin: Asnjë rritje rroge për mësuesit në 7 vjet, mos fajëso opozitën

PD vijon replikat me Besa Shahinin: Asnjë rritje rroge për mësuesit në 7 vjet, mos fajëso opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

September 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë!

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com