4 humbje në 7 ndeshje nuk mjaftojnë për Mihajlovic për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Milanit.
Serbi pas ndeshjes deklaroi se do të vijojë që të drejtojë ekipin.
“Nuk kam asnjë dyshim se presidenti Berlusconi do të më telefonojë dhe unë do t’i shpjegoj se çfarë ndodhi.
Janë drejtuesit e klubit ata që do të marrin një vendim, por unë nuk do të jap dorëheqjen.
Jam i bibndur se do të jemi në gjendje që të zgjidhim të gjitha problemet tona. Më ka ndodhur kjo edhe me skuadra të tjera.
Kam nevojë për më shumë kohë”, tha trajneri serb.









