• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Migracioni vjen nga uria”, Papa Françesku: Duhet Veprim ndaj konflikteve

by A R
16/10/2017 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku i bëri thirrje qeverive në mbarë botën që të bashkëpunojnë për ta shndërruar migrimin në një zgjedhje më të sigurt dhe vullnetare, duke argumentuar se arritja e sigurisë ushqimore për të gjithë, kërkon adresimin e ndryshimeve klimatike dhe dhënien fund konflikteve. Ai e bëri këtë thirrje në ceremoninë globale për të shënuar Ditën Botërore të Ushqimit, mbajtur në selinë qendrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Tema e këtij viti fokusohet në adresimin e migracionit përmes investimit në sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural. 

“Është e qartë se luftërat dhe ndryshimet klimatike janë një nga shkaqet e urisë, prandaj mos ta paraqesim sikur uria është një sëmundje e pashërueshme “, tha Papa gjatë fjalës së tij kryesore.

Ai bëri thirrje për një angazhim të plotë për çarmatim gradual dhe sistematik, dhe kërkoi një ndryshim në mënyrën e jetesës, përdorimin e burimeve, prodhimin dhe konsumimin e ushqimit për të mbrojtur planetin.

Duke iu referuar zhvillimit të Paktit Global për Migracionin e Sigurt, të Rregullt dhe të Mirërregulluar  –marrëveshja e parë e këtij lloji e negociuar nga qeveritë nën kujdesin e OKB-së – tha ai, “Menaxhimi i lëvizshmërisë njerëzore kërkon një veprim të koordinuar dhe sistematik ndërqeveritar në përputhje me normat ekzistuese ndërkombëtare, dhe plot dashuri dhe zgjuarsi”. 

“Ajo që është në rrezik është besueshmëria e të gjithë sistemit ndërkombëtar,” shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se ishte për të ardhur keq që “disa” vende po largohen nga Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Ndryshoni të ardhmen e migrimit

Çdo vit miliona njerëz largohen nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar urisë, varfërisë dhe konfliktit.

“Gjithnjë e më shumë njerëz migrojnë sepse nuk kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpitë dhe tokat e tyre”, tha drejtori i përgjithshëm i FAO, José Graziano da Silva.

“Qëllimi ynë është që të adresojmë shkaqet rrënjësore të migracionit, si varfëria, pasiguria ushqimore, pabarazia, papunësia dhe mungesa e mbrojtjes sociale. Për të shpëtuar jetën, ne duhet të rindërtojmë mjedisin në të cilin jetojnë njerëzit, duke përforcuar elasticitetin e tyre dhe duke siguruar jetesën për t’u ofruar atyre mundësinë e një mënyre dinjitoze të jetës “, tha ai.

Dita Botërore e Ushqimit po shënohet këtë vit, pasi për herë të parë në më shumë se një dekadë është rritururia në botë, duke ndikuar 815 milionë njerëz ose 11 përqind të popullsisë globale. Rritja është kryesisht për shkak të përhapjes së konflikteve të dhunshme dhe goditjeve të lidhura me klimën, të cilat janë gjithashtu shtytëse të mëdha të migracionit të fatkeqësive.

Presidenti i Madagaskarit, Hery Martial Rakotoarimanana Rajaonarimampianina, vendi i të cilit po përballet me ndikimet e ndryshimeve klimatike, foli gjithashtu në këtë ditë.

“Të rinjtë dhe gratë janë më të prekurit nga zhvendosjet e popullsisë (të lidhura me ndryshimet klimatike). Nëse duam të ndryshojmë paradigmën e migracionit, ne kemi nevojë të gjejmë zgjidhje në vendet e origjinës,” tha ai.


Uria ushqen migrimin

FAO beson se migrimi duhet të jetë zgjedhje, e jo nevojë, dhe FAO po punon me partnerët dhe komunitetet përreth botës që t’u rikthejë njerëzve mundësinë e zgjedhjes.

Mes viteve 2008 dhe 2015, një mesatare prej 26.4 milion njerëz u zhvendosën çdo vit nga klima apo fatkeqësitë e shkaktuara nga moti. Në total, aktualisht ekzistojnë rreth 244 milionë migrantë ndërkombëtarë, 40% më shumë se në vitin 2000. Një pjesë e madhe e këtyre migrantëve vijnë nga zonat rurale ku më shumë se tre të katërtat e të varfërve në botë varen nga bujqësia dhe mjetet e jetesës me burime natyrore .

Këto lëvizje të mëdha njerëzish paraqesin sfida komplekse që kërkojnë zgjidhje humanitare dhe zhvillimi. Shumë nga arsyet që shkaktojnë migrimin e njerëzve mund të adresohen duke investuar në zhvillimin rural, duke mbështetur punësimin e mirë rural dhe duke siguruar rrjete të sigurisë sociale. Kjo punë gjithashtu kontribuon në arritjen e Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zero Uri deri në vitin 2030.


Vullneti politik

Ministrat e bujqësisë nga disa shtete të Grupit të të Shtatëve (G7) morën pjesë gjithashtu në ceremoninë e Ditës Botërore të Ushqimit – dëshmi për lidhjet e rëndësishme midis sigurisë ushqimore, zhvillimit rural dhe migrimit. Përfaqësuesit e G7 ishin Lawrence MacAulay i Kanadasë, Stéphane Travert i Francës, Peter Bleser i Gjermanisë, Maurizio Martina i Italisë, Therese Coffrey i Mbretërisë së Bashkuar dhe Sonny Perdue i Shteteve të Bashkuara. Ken Saito i Japonisë dërgoi një deklaratë mbështetëse.

Pjesëmarrës të tjerë në ceremoni ishin Komisioneri Europian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Phil Hogan, Presidenti i Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD) Gilbert F. Houngbo dhe Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) David Beasley. 

Dita Botërore e Ushqimit  

FAO feston Ditën Botërore të Ushqimit çdo vit më 16 tetor për të përkujtuar themelimin e Organizatës në vitin 1945. Ngjarjet organizohen në mbi 150 vende të botës, duke e bërë atë një nga ditët më të njohura të kalendarit të OKB-së. Këto ngjarje promovojnë ndërgjegjësimin dhe veprimin në mbarë botën për ata që vuajnë nga uria dhe për nevojën për të siguruar sigurinë e ushqimit dhe dieta ushqyese për të gjithë./a.m.

Next Post
9 mijë refugjatë minorenë janë zhdukur në Gjermani nga 1 Janari

Shtohet numri i të miturve që duan të lenë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In