• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“MIE” reagon pas fotos në avionin e “Air Albania”: Është momenti i akomodimit të pasagjerëve, fluturimet kryhen sipas rregullave të përcaktuara

by Ardit Rada
03/05/2020 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas një foto të publikuar nga brenda avionit të Air Albania që vinte nga Frankfurti në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, MIE shprehet se foto është shkrepur në momentin e akomodimit të pasagjerëve në bord (pra kur avioni ndodhet në tokë).

Po kështu sipas MIE, të gjitha fluturimet e kryera nga Air Albania, për llogari të procesit të riatdhesimit, kryhen në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare të aviacionit.

Në foton e siguruar nga LSA duket që të gjithë udhëtarët mbajnë maskë por janë shumë pranë njeri-tjetrit, ndonëse qeveria kërkon respektimin e distancimit fizik.

DEKLARATA E PLOTË
Në këtë moment kaq delikat, kur vendi dhe bota ndodhen nën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID 19, kur informacionet për publikun duhet të jenë më realiste se kurrë, vëmë re në vazhdimësi tendencën për disinformim të qëllimshëm, lidhur me transportin e qytetarëve, në kuadër të procesit të riatdhesimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron me përgjegjësi se të gjitha fluturimet e kryera nga Air Albania, për llogari të procesit të riatdhesimit, kryhen në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare të aviacionit.

Shprehim keqardhjen tonë për fotot e shpërndara në disa gazeta dhe portale, të shkrepura në momentin e akomodimit të pasagjerëve në bord (pra kur avioni ndodhet në tokë) duke pretenduar se pasagjerët kanë udhëtuar në këmbë.

Çdo fluturim ka në bord aq pasagjerë sa ka edhe vende të disponueshme me rrip sigurie dhe në disa raste avionët fluturojnë dhe me më pak pasagjerë se kapaciteti maksimal, në varësi të kërkesës.

Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga numri i pasagjerëve që kalojnë pikën kufitare të Rinasit dhe vendeve të disponueshme sipas tipit të avionit, ndaj mund të kthehet në ditët në vazhdim në një argument të fortë ligjor, për t’u përballur para drejtësisë me ata individë apo portale, të cilët abuzojnë qëllimisht prej ditësh me këtë proces jetik, në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për të gjithë ata, që shprehin shqetësim për distancimin social në avion, ju informojmë dhe njëherë se gjatë transportit me avion, apo me autobus, për në strukturat karantinuese, janë përdorur kapacitetet maksimale të mjeteve transportuese, pasi të gjithë qytetarët e riatdhesuar karantinohen për 14 ditë.
Është e patolerueshme, fushata disinformuese për procesin e riatdhesimit dhe abuzimi me foto e video, që nuk i përkasin momentit të fluturimit.

Bëjmë thirrje për seriozitet dhe përgjegjshmëri, pasi dizinformimi nuk ndihmon askënd në këtë situatë pandemie, përveç krijimit të panikut e konfuzionit, me dashje.

/e.rr

Next Post
FOTO/ Qytetarët “pushtojnë” plazhet, nuk pyesin më për rregullat e karantinës

FOTO/ Qytetarët "pushtojnë" plazhet, nuk pyesin më për rregullat e karantinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

August 26, 2026
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

August 26, 2026
Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com