• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Midis lajmeve rozë dhe analistit sportiv, ja 336 ditët e Mourinho larg pankinave

by Java News
20/11/2019 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

18 dhjetori 2018 ishte dita e fundit, kur Jose Mourinho u kthye në mesnatë në “Lowry Hotel”, shtëpinë e tij gjatë qëndrimit në stolin e Manchester United, pasi u shkarkua nga Ed Woodward, drejtori ekzekutiv i “Djajve të Kuq”. Sidoqoftë, kjo lamtumirë nga Premier League nuk ishte përfundimtare. Këtë të mërkurë, më 20 nëntor 2019, plot 336 ditë pas shkarkimit të tij, Mourinho ka gjetur një projekt tjetër për t’ia rifilluar. Që kur u largua nga Manchester United, ai shkoi për të jetuar në Londër, në rezidencën e tij, në “Belgravia”, me gruan dhe dy fëmijët. Pikërisht situata e tij sentimentale, më shumë sesa lajmet e punës, ka qenë fokusi kryesor i shtypit britanik për portugezin, javëve të fundit.

Pasi e fotografuan dy javë më parë duke u larguar nga shtëpia pa unazën e fejesës, tabloidët spekuluan për një “tërmet” të mundshëm në shtëpinë e tij. Edhe pse në realitet këto thashetheme e kanë shoqëruar atë gjatë viteve të fundit, që nga koha e tij në Madrid, duke qëndruar i vetmuar edhe në Manchester, në Londër ka jetuar me familjen e tij. Në mungesë të angazhimit në stolin e ndonjë skuadre nga 18 dhjetori i vitit të kaluar, Mourinho ishte treguar aktiv në drejtime të tjera. Sezonin e kaluar filloi të shfaqej në televizionet angleze, në rolin e opinionistit për çështjet aktuale dhe ndeshje të caktuara futbolli.

Që nga nisja e këtij sezoni, “Sky Sports” e bëri atë komentator stabël të tij. Portugezi nuk pranoi të fliste në këtë eksperiencë televizive për Manchester United, si shenjë e mbrojtjes së trashëgimisë së tij në këtë klub. Të vetmen herë që foli për “Djajtë e Kuq”, Mourinho vazhdoi të fajësojë bordin drejtues: “Unë isha i vendosur të bëja përforcime të reja, por askush nuk më kushtoi vëmendje. Këtë vit, të paktën mbërriti Maguire, një lojtar që më pëlqen”. Në fakt, është e zakonshme që çdo deklaratë e portugezit të bëhet titull i madh në shtyp, të nesërmen.

“Akoma shpresoj të më uroni, kur ju dhashë titullin në vitin 2014”, – tha “live” një ditë “Special One” për Vincent Kompany, duke iu referuar momentit kur Chelsea mundi Liverpool, një rezultat që dërgoi “ujë në mullirin” e Manchester City. Portugezi pati një “fërkim” edhe me Jürgen Klopp, ditën kur gjermani dhe të tijtë shkuan në “Old Trafford” këtë sezon. Trajneri i “Reds” akuzoi Manchester United se mendonte vetëm për t’u mbrojtur, kur luante kundër tyre. “Atij nuk i pëlqente menuja. Ai donte mish, unë i jepja peshk”, – iu përgjigj Mourinho.

Në këtë drejtim, portugezi nuk ndalet së qenuri më i miri. Që kur u largua nga Manchester United, ai njoftoi se ka qëllim të rivalorizohej në Premier League. Mundësia e Real Madridit mbeti gjithmonë aty, diçka që portugezi do ta dëshironte. Një vit më parë, pasi humbi punën në “Old Trafford”, ai përjashtoi një rikthim të shpejtë në Premier League. Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite, Mourinho mbeti mjaft i pëlqyer për mjedisin mediatik të Anglisë, i cili nisi të fliste për një kthim të tij të shpejtë e të qartë së fundi.

Para Tottenham, emri i Mourinho është lidhur gjatë muajve të fundit me stolin e Arsenalit. Problemet e Unai Emery për të ruajtur harmoninë e grupit dhe situata e “Topçinjve” në klasifikim linin të kuptonin një shkarkim të mundshëm të spanjollit. Sidoqoftë, aura që e shoqëronte ishte zhdukur. “Bagazhet e Mourinho janë një tarifë që nuk ia vlen të paguhet, edhe nëse i rregullon problemet e Arsenalit për një kohë të shkurtër”, – shkroi Daniel Taylor në “The Athletic”. “Dorëzimi i çelësave të shtëpisë së Arsenalit te Jose do të ishte një veprim i rrezikshëm”, – shkroi “The Independent”. Më i ashpër ishte “The Mirror”: “Zgjedhja e Jose Mourinho nuk është përgjigjja e duhur për Arsenalin. Ai do të prishte 15 vite punë të një filozofie dhe mënyrës së të bërit të gjërave në këtë klub”.

Sidoqoftë, portugezi është sërish pjesë e Premier League. Ai është rikthyer në krye të nënkampionëve të Europës. Pothuajse një vit më parë ai tha një “mirupafshim” plot dashamirësi për paparacët e Manchesterit, duke nënkuptuar se nuk ishte puna e tij e fundit në botën e futbollit. Dukej qartë se herët a vonë ai do të kthehej, siç u dëshmua me emërimin si trajner i Tottenham. Mbetet për tu parë nëse do të vazhdojë të jetë “Special One”. E qartë është se, në një mënyrë apo tjetër, Jose Mourinho nuk do të pushojë së ekzistuari kurrë…/telesport

g.kosovari

Next Post
“Është në krye të opozitës”/ Ulqini: Meta po shpërndau parlamentin ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore, ka shtuar numrin e shkeljeve

"Është në krye të opozitës"/ Ulqini: Meta po shpërndau parlamentin ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore, ka shtuar numrin e shkeljeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In