• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është në krye të opozitës”/ Ulqini: Meta po shpërndau parlamentin ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore, ka shtuar numrin e shkeljeve

by Java News
20/11/2019 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Ilir Meta ka shtuar numrin e shkeljeve me ngërçin ku ka futur Gjykatën Kushtetuese prandaj shumica i është drejtuar Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij me prova të reja. Ai tha se Meta nuk ka shanse që të shpërndajë parlamentin, pavarësisht dëshirës. Por nëse ndodh një gjë e tillë, socialisti kishte një paralajmërim ‘ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore’ duke lënë të kuptohet se shumica nuk do ta njohë.

“Presidenti ka shtuar numrin e shkeljeve, kemi bërë një dokument parlamentar dhe e kemi bërë të qartë këtë gjë. Meta do të kishte dëshirë të jashtëzakonshme politikisht ta shpërndante parlamentin, por nuk ka asnjë mundësi. Ai mund ta ndërmarrë dekretin por do të ndodhë më keq se me dekretin për zgjedhjet vendore. Presidenti është qartësisht në konflikt interesi, se të gjithë sulmin e ka ndaj KED- Kushtetueses dhe parlamentit. Presidenti nuk ka mundësi të shpërndajë parlamentin. Ne po listojmë edhe një tjetër shkelje. Kuvendi mund të shtyjë punën e komisionit nëse është e nevojshme“. Referuar Metës ai tha se ‘është në krye të opozitës në Shqipëri’.

Por si e komenton Ulqini vendimin e Ilir Metës për ta shpallur ambasadorin e BE-së Bernd Borchardt ‘non grata’ në Presidencë? “Keqardhje e jashtëzakonshme. Se argumenti i parë se është shprehur kundër dekretit për zgjedhjet. Si mund të penalizohet kreu i OSBE-së, pasi është edhe komisioni i Venecias edhe Palmer, edhe drejtuesit më të lartë të BE-së që janë shprehur kundër dekretit për zgjedhjet. Kjo e para nuk qëndron. Përsa i përket të dytit, ai e para ka kërkuar ndjesë dhe thoshte se u ndodha me gruan dhe një grup njerëz meshkuj, as fëmijë e gra, u sulën dhe krijuan një situatë frikësuese dhe reagimi im, thoshte ai nuk duhet të ndodhte. Gjithë kjo histeri kundër ndërkombëtarëve“.

Me situatën e krijuar a është penduar PS-ja që e zgjodhi Metën President? “Në rrethanat kur u zgjodh u bënë shpjegimet, plotësonte të gjitha shanset që Shqipëria të mos mbeste pa president. Ishim të kushtëzuar nga numri i votave mandatin e kaluar. Numri i votave na kushtëzoi të shkojmë te Meta.

Unë nuk kam menduar se do të kishte këtë raport me këtë shumicë që e ka zgjedhur kryetar parlamenti dhe president. Por lufta politike dhe pushteti ka ecur në një mënyrë të tillë. Gjithcka që po bën presidenti më ngjan me një cunam që adresohet drejt reformës në drejtësi, po bëhen përpjekjet për ta bllokuar dhe tregon se kush po përpiqet që ta bllokojë” tha Ulqini.

Në fund ai foli edhe për reformën zgjedhore dhe tryezën e organizuar nga OSBE-ja. “Për herë të parë jemi në normalitet, pasi PD-ja po diskuton dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pastaj për financimet ka diskutime dhe vetë opozita është e ndarë, por më në fund erdhëm atje ku filloi” përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
Martesa me kokainë/ Italiania kurorëzohet me trafikantin shqiptar për borxhet e drogës, Policia i zbarkon në altar

Martesa me kokainë/ Italiania kurorëzohet me trafikantin shqiptar për borxhet e drogës, Policia i zbarkon në altar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

“Disa në protestë, të tjerët në basketboll”, Rama ndan pamjet kurioze nga bulevardi i Tiranës

July 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtetësia nga lindja dhe prova e institucioneve amerikane

July 1, 2026
Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

July 1, 2026
INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In