• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mick Jagger parashikoi rezultatin e zgjedhjeve në Britani

by
24/05/2015 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i grupit legjendar të rok n’roll Rolling Stones, Mick Jagger, parashikoi me saktësi të habitshme rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Britani të Madhe, tha këshilltari politik i Partisë Konservatore Jim Messina, raportoi portali Neë Musical Express (NME) .

Messina, i cili në vitin 2012 ishte shef i fushatës së presidentit amerikan Barak Obama tha se se Jagger i kishte thënë direkt atij se lideri konservator, kryeministri David Cameron dhe partia e tij do të fitojë zgjedhjet.

Suksesi i konservatorëve dhe fitimi prej tyre i shumicës në Parlament, numër me të cilët mund të formohet një qeveri, ka befasuar shumë, shkroi Messina në një artikull për revistën “Politico”, duke shtuar edhe faktin se Jagger është “një nga analistët më të mprehtë politikë” që kishte takuar.

“Para zgjedhjeve britanikë, unë kam qenë në Londër në një darkë në të cilën kam zbuluar se Mick tërë jetën ishte shumë i varur nga politika”, tha Messina, këshilltar i lartë politik për fushatën të Tory (Konservatorëve). Nga Jagger ka mësuar se në kohën e turneve, ai “ka pasur kohë shumë të lirë, që ia ka dedikuar leximit.”

“Kështu që unë mësova se ai nuk është vetëm një vëzhgues i lartë i politikës britanike, por edhe i asaj në Shtetet e Bashkuara, edhe pse jo aktivist dhe nuk mbante anë.” Do të fitoni, i ka thënë Jagger. ‘Pse mendoni kështu?” -e pyeta, dhe Mick tha se, edhe pse ai nuk mbështet ndonjë kandidat, “njerëzit e zakonshëm mendojnë se Cameron di të marrë vendime të vështira dhe se situata është përmirësuar, dhe ndaj votuesit nuk do të ndryshojnë mendje”, shkruante Messina.

Nga ana tjetër, shtoi ai, Jagger mendonte se opozita (ish-kreu i Partisë Laburiste, Ed Miliband) “shihen si një kthim në të kaluarën “.

Next Post

Basha: Populli më 21 qershor voton kunër varfërisë deh papunësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com