• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Populli më 21 qershor voton kunër varfërisë deh papunësisë

by
24/05/2015 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Berat, Fushë – Mbret të Elbasanit dhe në Peqin. Z. Basha është njohur me shqetësimet e banorëve për papunësinë, çka i ka vënë në kufijtë e mbijetesës. Listat nëpër dyqanet e bukës dhe ushqimeve janë rritur aq shumë sa nuk u japin më as veresie. Bizneset po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të rritjes së taksave, çmimeve dhe gjobave korruptive të punonjësve të Tatim – Taksave.

Banorët shprehën shqetësimin për largimet me të padrejtë nga skema e ndihmës ekonomike dhe futjes në të, të miqve dhe familjarëve të qeveritarëve.

Banor: Gruan e kam 80 për qind qorre, më kanë hequr edhe përkrahjen. Çunin e kam sëmurë, vet jam papunë, jam 60 vjeç, ku do ushqehem? Jam pa bukë, më beso, mos më beso. Hajde shiko shtëpinë, po pata për të ngrënë, më dënoftë Zoti lart!

Basha: “Në qoftë se shumica prej jush këtu në Berat, të djathtë e të majtë, mendoni se kjo nuk është aspak rruga e duhur, e punësimit, e pakësimit të varfërisë, e së ardhmes dhe perspektivës për të rinjtë, t’i japim një mesazh të fortë me votën tonë, me një votë kundër papunësisë, kundër varfërisë, kundër mos mbajtjes së premtimeve dhe kundër mosbërjes asgjë për të mbajtur premtimet”.

Rritja e çmimit të energjisë dhe papunësia ka bërë të pamundur pagesën, i thanë zotit Basha banorët në Fushë – Mbret të Elbasanit. Miliona euro janë hedhur në investime luksi në Elbasan të cilat nuk kanë hapur asnjë vend të ri pune, vetëm kanë mbushur xhepat e qytetarëve dhe rritur borxhin për qytetarët. Taksat janë rritur,   çmimet janë rritur, tha zoti Basha, ndërsa buxhetit të shtetit i mungojnë 100 milionë dollarë vetëm në katër muaj.

Banor: “Kemi shku në fund  për copën e bukës, po vuajmë,  energjia elektrike është ngritur shumë, nuk jemi në gjendje ta paguajmë, mor bir!”

Basha: “Taksat i rrit, çmimin e energjisë e rriti, akcizën e naftës e rriti. Të paktën të lante borxhin. Jo e rriti edhe borxhin. Ku janë paratë? Të paktën të mbaronte rrugën, as rruga nuk mbaron. Ku janë paratë? Ku janë 100 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit për periudhën janar-prill. Përgjigja vjen me votë me 21 qershor. Do pranoni me votë me 21 qershor këtë regjim gënjeshtar, mashtrues që nuk hap vende pune, që vjedh nga lekët e taksave apo do ta refuzoni?”

Situata e rëndë ekonomike ka detyruar shumë familje dhe të rinjtë që ka Peqini të emigrojnë. Pronari i një bari i tha z. Basha se dhe kafen që kushton 40 lekë e pijnë me emrin në listë. Në dy vjet, Peqini nuk ka pasur asnjë investim, janë ndërprerë subvencionet për fermerët e nga ana tjetër janë rritur taksat dhe çmimet. Kryetari i PD tha se 21 qershori është momenti për të ndëshkuar me votë keqqeverisjen dhe për të miratuar ofertën e zgjidhjes së halleve dhe problemeve të qytetarëve ofertën e investimeve që hapin vende pune dhe jo atyre që mbushin xhepat e qeveritarëve.

Tregtare: “Vjen fëmija i vogël do akullore, më dhimbset, nuk ka lek për të blerë akullore. Ku ti gjej unë? Vjen pijë një kafe 400 lekë, 300 lekë të vjetra shkruaj emrin se nuk kam. Ku do të vejë ky popull? Ku do të vejë ky njerëzim? Po ikin të gjithë në Gjermani nga e keqja.”

Basha: “Nuk gënjehet më njeri me thesin e miellit. Në këtë kohë krize njeriu ka nevojë për zgjidhje të vërteta, zgjidhje të mëdha. Ne kemi një platformë të ulim me 25% çmimin e energjisë dhe të falim të gjitha kamatë-vonesat, të ulim taksat në nivelin më të ulët në Ballkan. Të imponojmë taksën e sheshtë dhe të punojmë së bashku për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ndihmë ekonomike dhe financiare për ata që prodhojnë dhe punojnë për ti qëndruar në krah njerëzve të punës dhe punës së ndershme. Cila është oferta nga krahu tjetër? Sharje, fyerje!”

Next Post

Meta në dhënien e legalizimeve në Vorë: Do i japim zgjidhje të plotë këtij problemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

July 14, 2026
Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një biletë në finalen e madhe

Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një biletë në finalen e madhe

July 14, 2026
Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

July 14, 2026
Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

July 14, 2026
Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

July 14, 2026
“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

July 14, 2026
Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Alarmi polak për Ukrainën: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit!

July 14, 2026
Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

July 14, 2026
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

July 14, 2026
Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In