Mbi katër mijë dollarë një biletë për të parë një bisedë me Michelle Obama-n.
Sipas “New York Post”, ish-Zonja e Parë do të jetë në Nju-Xhersi më datë 3 nëntor dhe çmimi i biletave shkon nga 144 në 4200 dollarë.
Michelle do ta nisë turneun e saj “Moderated Conversation” (Bisedë e Moderuar) më 23 shtator dhe do të bëjë ndalesa si në Kanada, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.
Vitin e kaluar ajo zhvilloi një turne të ngjashëm për të promovuar best-seller-in e saj “Becoming”.