• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Michael Roth: BE është e mbingarkuar, por nuk duhet të harrojë Ballkanin Perëndimor

by Java News
06/04/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE vërtet aktualisht është shumë e mbingarkuar, por nuk duhet ta harrojë Ballkanin Perëndimor, thotë Michael Roth, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane në bisedë me Deutsche Wellen.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Michael Roth ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari.

Deutsche Welle: Zoti ministër Roth gjatë vizitës në Bullgari, presidenti gjerman përmendi disa herë angazhimin e Bullgarisë për Ballkanin Perëndimor. A mendoni ju se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE ka humbur dinamikën e vet si temë? Kemi nevojë për një impuls të ri?

Michael Roth: Kam përshtypjen, si edhe më parë, se interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë. Kjo është problematike dhe më shqetëson, sepse ne si BE mund të jetojmë të sigurtë dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëjmë më shumë për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Prandaj gëzohem aq më shumë, kur shoh, se ka partnerë në BE, që e kanë kuptuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Çarë mund të bëhet sot në këtë drejtim?

Michael Roth: Rëndësi ka që të rrisim prezencën e BE-së, që të bëhet e qartë, se ne nuk i harrojmë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, edhe sepse procesi i transformimit, rruga në BE është kaq e mundimshme, me kaq vështirësi për njerëzit atje. Këtë ne po e përjetojmë tani tek të rinjtë, që duan të largohen nga vendi e që vijnë në Gjermani, sepse nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre. Përveç kësaj duhet të bëjmë të qartë, se për çfarë bëhet fjalë kur flasim për BE. BE nuk është në radhë të parë një treg i brendshëm, një projekt ekonomik, por para së gjithash një bashkësi vlerash. Demokracia, shteti ligjor, respekti ndaj pakicave kanë rëndësi parësore për ne. E për këtë nuk duhet të ketë rabat politik.

Gjatë presidencës së BE, Bullgaria e ktheu në temë qendrore afrimin e Ballkanit me BE. Mendoni se edhe Rumania, presidentja e radhës po angazhohet po kaq shumë Ballkanin?

Michael Roth: Ballkani Perëndimor duhet gëzojë prioritet për të gjitha presidencat e radhës. Një angazhim të madh e dëshiroj nga të gjithë, jo vetëm nga Gjermania, presidenca jonë e radhës është vitin e ardhshëm. Natyrisht tani jemi bllokuar nga tema të tjera. Si për shembull Brexit, që kushton shumë energji dhe kohë. Kemi edhe negociatat për kuadrin financiar buxhetor. Prandaj ka aq më shumë rëndësi që në këtë moment të mos e lëmë të humbasë si temë Ballkani Perëndimor.

Ju përmendët të rinjtë në rajon. Gjatë vizitës në Bullgari, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u mor intensivisht me këtë temë, me shkollimin profesional dhe sistemin dual arsimor, dy instrumenta që mund t’u hapin perspektiva të rinjve të qëndrojnë në vend.

Micheal Roth: Fillimisht duhet të mbajmë parasysh që të mos e harrojmë Bullgarinë, se ky vend në muajt e fundit është larguar disi nga vëmendja. Ne kemi disa mesazhe: Demokracia, luftimi i korrupsionit, shteti ligjor janë ato që ne si europianë na mbajnë së bashku. Gjermania është e gatshme të bëjë më shumë në drejtim të arsimit dual profesional. E nëse kushtet plotësohen, edhe firmat gjermane janë të gatshme të investojnë në Bullgari dhe Ballkan për të krijuar vende pune. Por kjo nuk është vetëm një çështje e infrastrukturës, por edhe e shtetit ligjor. Kjo është bërë e qartë edhe në bisedimet në Bullgari. /DW/

g.kosovari

Next Post
Protestuan kundër Ramës, procedon 13 persona mes tyre edhe kryebashkiaku i Kukësit

Protestuan kundër Ramës, procedon 13 persona mes tyre edhe kryebashkiaku i Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

September 23, 2026
“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

September 23, 2026
Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

September 23, 2026
VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

September 23, 2026
VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

September 23, 2026
“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

September 23, 2026
Flakët përfshijnë një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

Flakët përfshijnë një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

September 23, 2026
Nderimet shtetërore në funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç, kryeministri kroat kritikon ashpër Serbinë: Një fyerje ndaj viktimave!

Nderimet shtetërore në funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç, kryeministri kroat kritikon ashpër Serbinë: Një fyerje ndaj viktimave!

September 23, 2026
Autoboti përplaset me urën në Elbasan, raportohet edhe për rrjedhje gazi, evakuohen banorët! Shkaqet ende të panjohura

Autoboti përplaset me urën në Elbasan, raportohet edhe për rrjedhje gazi, evakuohen banorët! Shkaqet ende të panjohura

September 23, 2026
Mbështetja publike e Swift për Harris jep efekte të pabesueshme, 400 mijë amerikanë regjistrohen për të votuar

Taylor Swift hyn në histori në Video Music Awards 2026, merr statujën e 31-të dhe vendos një rekord të ri

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com