• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metoda për spastrim etnik – ose plani i Beogradit për t’i bërë pakicë shqiptarët e Bujanocit

by Enver Robelli
03/02/2021 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në komunën e Bujanocit shqiptarët përbëjnë mbi 50 për qind të popullsisë, rrjedhimisht ata kanë edhe pushtetin, përfshirë edhe kryetarin e komunës. Pasi në Medvegjë pushteti i Aleksandar Vuçiqit prej vitesh është duke ua marrë të drejtat civile shqiptarëve, përfshirë edhe shtetësinë dhe të drejtën për votë, tash një projekt i tillë ka nisur të zbatohet në Bujanoc.

Nëse ky projekt diskriminues ka sukses (e mund të ketë), atëherë brenda pak viteve numri i shqiptarëve në Bujanoc mund të bie nën 50 për qind (së paku ky është qëllimi i Beogradit).

Në rast të tillë pakica serbe në Bujanoc “bëhet shumicë” dhe merr pushtetin.

Fshirja e shqiptarëve nga regjistrat civilë është fenomen i njohur prej vitesh, por çuditërisht nuk ka luajtur rol në qëndrimet që politikanët sundues të Kosovës kanë mbajtur lidhur me Luginën e Preshevës. Për politikanët e Tiranës as që duhet humbur shumë fjalë.

Për ta Lugina e Preshevës është bërë arenë për poza patriotike me pompozitet dhe me pak ose fare përmbajtje.

Shqipëria vitin e kaluar ishte kryesuese e OSBE-së, një organizatë që merret shumë me të drejtat e pakicave. A është tematizuar çështja e fshirjes së adresave të shqiptarëve ndonjëherë?

Në rastin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës Serbia po e aplikon ligjin për vendbanim dhe vendqëndrim (prebivalište i boravište).

Nëse një shqiptar i Bujanocit apo Medvegjës jeton në Gjilan, atëherë autoritetet serbe e fshijnë nga regjistri civil dhe personi humb shtetësinë dhe të drejtën e votës. Pala serbe argumenton se një person nuk mund të ketë dy vendqëndrime (boravište).

Por ligji serb po zabtohet në mënyrë selektive. Domethënë një serb që jeton në Dortmund të Gjermanisë apo në Luzern të Zvicrës nuk e humb të drejtën e votës apo shtetësinë, ndërsa me shqiptarët e Luginës së Preshevës kjo po ndodh.

Një serb i Kosovës me banim në Kralevë ka të drejtë të votojë në Kosovë dhe të ketë shtetësi të Kosovës. Po të provonin autoritetet e Kosovës t’ia merrnin këto të drejta serbëve që nuk kanë vendqëndrim në Kosovë, do të bëhej hataja në qarqet diplomatike.

Pala serbe, ndërkaq, mund të vazhdojë t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës së Preshevës pa asnjë pasojë. Dhe e lumtur me heshtjen e Prishtinës.

Next Post
Studimi/ Vaksina e Pfizer është efektive ndaj mutacionit të ri të COVID të zbuluar në Britani dhe Afrikë

Shifra në rritje nga COVID në botë/ Mbi 104 mln të infektuar dhe 2.2 milionë viktima. Inspektorët e OBSH-së vizojnë një laborator në Wuhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In