Shtatë qytetarë kanë përfunduar në prokurori pas denoncimi të OSHEE-së së Elbasanit, pasi akuzohen se vidhnin energjinë elektrike.
Gjatë kontrolleve të task force tre familjarë janë kallëzuar se vidhnin energji duke u lidhur me linjat elektrike përmes grepave.
Një familjar dhe një biznes janë kallëzuar se kishin dëmtuar matësin, një tjetër merrte energji direkt pa matës, dhe një familjar merrte energji jashtë sistemit të matjes, duke ndërhyrë brenda matësit./a.m.











