• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Metën dhe Berishën i bashkoi urrejtja për Bashën”/ Patozi: ‘Shtëpia e Lirisë’ po përdor Ndokën si llac për…

by Java News
04/02/2022 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha në Report Tv se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha. Ai shtoi se sipas tij, Nard Ndokën në këtë “dyshe” për zgjedhjet e pjesshme vendore e përdorën si “llaç” për të ngjitur koalicionin.

“Po e kisha parashikuar një koalicion të tillë. PD nuk e dëshironte koalicionin me LSI, po në këto kushte ndodhi. Sali Brisha dhe Meta janë shumë afër. Mënyra sesi e konceptojnë politikën, “goditja” nga SHBA, urrejtja e përbashkët ndaj Bashës, kështu që ishte e parashikueshme. Çfarë ishte ky koalicion? Në politik duhet të ketë pak kimizën, politika e ka këtë gjë pasi nuk është shkencë ekzakte. Nuk besoj tek ky koalicion, nuk ka perspektivë të mirë. Por ata janë të detyruar ta bëjnë këtë. Ata do ta vazhdojnë edhe pas 6 marsit, pasi nuk kanë zgjedhje tjetër për të qenë në politik. Është një koalicion mes Berishë-Metës. Prania e Nard Ndokës është si llac për të ngjitur koalicion.”, u shpreh ai.

Patozi në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu tha se Basha po e “ekzagjeron” me sjelljen e tij ndaj LSI duke e “demonizuar” , pasi ka qenë ai vetë që e ka përdorur më herët për të forcuar PD. Patozi nuk i kurseu as fjalët e ashpra duke thënë se Basha është pjella më e keqe e politikës në 30 vitet e fundit.

“Basha e ekzagjeron shumë me LSI, e demonizon. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në 2017 dhe nuk i doli për mirë. Bash a duhet ta trajtojë LSI si një forcë politike si të tjerat, por nuk mund të na hiqet si i shenjtë. Nuk është Basha ai që duhet të na tregoi me gisht “trekëndëshin” e Bermudës. Ai është pjella më ekzemplare e asaj që quhet e keqja politike e 30 viteve të fundit. Basha është përfitues qylaxhi.”, tha ai.

Duke folur lidhur me kandidatët e PD “zyrtare”, ai tha se ka marrë ata që kanë mbetur nga foltorja dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e vonesës së shpallje së tyre. Patozi me tone të ashpra u shpreh se është absurde që demokratët të jenë krenarë për një koalicion me LSI, që sipas tij nuk simbolizon asgjë!

“Ajo që duket është se të dyja gjysmat e PD, kanë ndryshuar prioritetet. Nuk kanë më prioritet të bëjnë opozitën, por kush do të fitojë PD. Ata kanë hyrë në këtë cikël dhe duhet ta mbyllin. PD zyrtare ka qenë e detyruar të marrë atë që ka tepruar nga kandidatet e foltores dhe ndaj është vonuar. Nuk besoj se do ta ndajnë kandidatët rezultatin. Kanë qenë ditë të vështira për PD. Mënyra sesi po e trajtojnë LSI të dyja palët, tregon që PD është një krizë personaliteti, dhe sigurisht kjo do të jap kosto në zgjedhje e 6 marsit. Raporti me LSI e dëmton PD, sepse foltorja po e shet me patetizëm koalicionin me LSI a thua se ka gjetur levën e Arkimedit, nuk mund të jesh krenar për një koalicion me LSI , pasi nuk simbolizon asgjë! E di që edhe vetë demokratët e foltores nuk janë entuziastë për koalicionin e LSI, unë kam miq aty.”, u shpreh Patozi.

Lidhur me mundësinë e shkarkimit të Metës ai tha se cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, imazhi i shtetit është rrënuar me një president të tillë në krye, i cili ka shkelur çdo parim.

“Çfarë vendimi që të marrë gjykata kushtetuese është keq. Kjo sepse nëse ë shkarkon brenda është, është certifikimi i parlamentit. Nëse  do të ndodhi kjo shqiptarët do të marrin mesazhin që nëse je kundër mazhorancës, shkarkohesh! Vetë Edi Rama nuk ka interes, si shkarkohet si nuk shkarkohet Meta. Ia nuk e shkarkon, prapë nuk do të ishte një mesazh i mirë, pasi Meta e ka tepruar aq shumë saqë i bie që të gjitha këto të amnistohen. Në të dyja rastet kemi humbur, imazhi i shtetit është rrënuar. “, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Vettingu i politikanëve, Basha: Pse sot janë kundër Sali Berisha dhe LSI?

Vettingu i politikanëve, Basha: Pse sot janë kundër Sali Berisha dhe LSI?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com