• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu i politikanëve, Basha: Pse sot janë kundër Sali Berisha dhe LSI?

by A R
04/02/2022 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha insiston për të bërë vettingun e politikanëve. Në një takim me strukturat e degës 4 të PD në Tiranë, Basha deklaroi se sot Sali Berisha dhe LSI janë kundër vettingut të politikanëve.

Kryedemokrati thotë se është i gatshëm që të shkojë në SPAK, së bashku me Berishë, Metën, Ramën dhe gjithë politikanët e tjerë.

“Dy rrugë kemi; opozitë ballore, pa kompromis ndaj Edi Ramës dhe e dyta të mbetemi parti e vlerave euroatlantike. Mund të rrimë të heshtur, mund të vendosim të mos futemi në këtë betejë, mund ta lëmë Ilir Metën, që me dorën e Sali Berishës, të marrë prapë vota demokratësh t’i çojë te Ilir Meta, ky pastaj t’i çojë tek Edi Rama. Se këto janë zgjedhjet; o me demokratët për demokratët, o me Ilir Metën për Ilir Metën, që do të thotë për Edi Ramën. Të tjerat janë broçkulla.

Dhe se kam fjalën vetëm për 6 marsin, e kam fjalën për gjithë iniciativat. Shikoni si bëhen bashkë kur iu cenohen interesat! E mbani mend në 2018-ën, iniciativën për vettingun politik? Sigurisht që e mbani mend. Pse në 2018-ën edhe Sali Berisha edhe LSI e firmosën dhe sot janë kundër? Pse? Pse janë kundër sot? Sot që e kanë bërë malin e akuzave kundër meje, kundër bashkëpunëtorëve të mi, më të lartë se malin e Dajtit, unë iu them merrini këto akuza, çojini në SPAK, unë i pari shkoj në SPAK, dhe bashkë me mua të vini ju të dy, Edi Rama, gjithë ministrat dhe ish-ministrat e tij, gjithë politikanët shqiptarë, dhe atje të bëhet vettingu i politikanëve. Atje të bëhet vettingu i pasurisë së çdokujt, familjeve të çdokujt, ortakëve të çdokujt dhe lidhjeve të çdokujt me botën e nëndheshme. Pse thonë jo?

Se duan të vazhdojnë raketë e shpifjeve. Nuk e duan të vërtetën! Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës! Të tre janë pjesë e një makinerie zhurme dhe propagande që ka për qëllim të fshehë aktualisht dy gjëra; qeverisjen më të korruptuar dhe të dështuar që ka pasur ky vend këto 30 vite, që është arsyeja numër një e varfërisë, dhe armiku numër një i mirëqenies në kuptimin e plotë të fjalës për shqiptarët, mirëqenies ekonomike, mirëqenies shëndetësorë, sigurisë për jetën, mungesës drejtësisë, mungesës rëndit publik, emigracionit masiv dhe së dyti kjo propagandë mundohet të fsheh një tjetër të vërtetë”, u shpreh Lulzim Basha.

/a.r

Next Post
Orë dhe playstation të përshtatura si celularë, çfarë u gjet pas kontrollit në tre burgjet e vendit

E kthyen burgun në disko, gjykata e Elbasanit merr vendimin për zyrtarët e arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi i Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbulohet deklarata e tij

Gjyqi i Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbulohet deklarata e tij

July 7, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Rinovimi politik dhe standardi i dyfishtë

July 7, 2026
Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri!

Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri!

July 7, 2026
Bakllavaja ndez ‘luftën’ e re mes Greqisë dhe Turqisë, vendos UNESCO

Bakllavaja ndez ‘luftën’ e re mes Greqisë dhe Turqisë, vendos UNESCO

July 7, 2026
Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

Barra e provës i kalon Prokurorisë! Zbardhet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal

July 7, 2026
Bilanci i KLP-së për 2025: 384 vendime dhe 3 drejtues të rinj prokurorish. Në korrik emërohen 25 prokurorë

Bilanci i KLP-së për 2025: 384 vendime dhe 3 drejtues të rinj prokurorish. Në korrik emërohen 25 prokurorë

July 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Të 40-at e revolucionit të flamingove

July 7, 2026
Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

July 7, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Sherr me thika e mjete të forta në Tiranë, pranga tre personave, Policia zbardh ngjarjen

July 7, 2026
Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In