• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mete: Ja avantazhet e zonës ekonomike të Spitallës

by A R
26/05/2016 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete, në një intervistë për “Top Channel”, detajon disa nga avantazhet e zonës së lirë ekonomike të Spitallës.

Ai shprehet se, “jo vetëm Spitalla, por edhe Kopliku, Vlora dhe disa zona të tjera po studiohen nga për tu shpallur si zona të zhvillimit ekonomik, në bazë të ligjit të ri që është miratuar vitin e kaluar në parlament”. “E para do të jetë Spitalla, që pritet të rishpallet brenda muajit qershor, tashmë e riformatuar në një sipërfaqe më të vogël prej rreth 100 hektarësh, çka do ta bënte më të shpejtë realizimin e këtij investimi dhe vënien në operim të zonës”, shprehet Mete.

Sipas zv.ministrit, “kuadri rregullator për shpalljen e kësaj zone është punuar ngushtësisht me Qendrën për Zhvillim të Universitetit të Harvardit dhe përfshin incentiva tejet të targetuara, që jo vetëm janë mirëpritur por edhe kanë gjetur interesin e investitorëve, siç na janë paraqitur nga ambasadat e një sërë vendeve”.

“Me këtë rast ne do të përfshijmë edhe në marketimin e shpalljes së tenderit dhe të termave të tij përsëri skuadrën e Harvardit, pra do të bashkëpunojmë me ta për të vënë në dijeni dhe për të ftuar ndër operatorët më të suksesshëm në këtë fushë. Termat nuk kanë ndryshuar, por është riformatuar sipërfaqja dhe theksi gjithmonë vihet tek ato kompani që do të shërbejnë si zhvillues dhe do të arrijnë të thithin industri të reja inovative, teknologji të pastra, të cilat të plotësojnë bazën e bizneseve që ne kemi, jo duke qenë në konkurrencë me to, por duke shtuar gamën e prodhimeve apo të shërbimeve që ofrohen në Shqipëri dhe duke dhënë mundësinë edhe për eksporte të shtuara”, shprehet Mete.

ZV. ministri Mete veçon “pozicionin gjeografik të Shqipërisë, pozicionin e Spitallës në afërsi të portit, kushtet që ofrohen, incentivat fiskale, por edhe krahun e punës, si faktorët kryesorë për të nxitur këtë zonë ekonomike”./a.m.

Next Post

Zyrtarisht kandidat i Republikanëve për president, Trump siguron delegatët e nevojshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In