Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar këtë të shtunë shpalljen e 4 ligjeve të miratuara më herët nga Kuvendi.
Meta thotë shtesat për ndryshimin e ligjit për letërnjoftimet elektronike që i referohen të moshuarve mbi 75 vjeç dhe po ashtu dhe shtyrja e vlefshmërisë deri në fund të 2020 për gjithë shqiptarët është një lehtësim.
Më tej ai ka dekretuar edhe ligjet “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” si dhe për ‘’rivlerësimin e pasurive të paluajtshme’’ duke theksuar se qytetarët nga pamundësia prej pandemisë mund të aplikojnë online për të parën, teksa për të dytën tashmë u ofrohet hapësirë e re kohore brenda afatit.