Presidenti Ilir Meta reagon pas vendimit të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, duke theksuar se nëse do të ishin dëgjuar këshillat e tyre, negociatat do të ishin hapur pa kushte njësoj si Maqedonia e Veriut.
Presidenti Meta apelon për reflektim serioz në vend, ndërsa uron Maqedoninë.
Reagimi i plotë:
Falënderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!
Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut!