• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Universiteti “Fan S. Noli”, një nga më të rëndësishmit në formimin e brezave të rinj

by Java News
18/11/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 45-vjetorin e themelimit të Universitetit “Fan S. Noli” në qytetin e Korçës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përmes një mesazhi urimi drejtuar rektorit Ali Jashari, vlerëson këtë institucion arsimor, si një nga më të rëndësishmit në formimin e brezave të rinj. “Misioni i mësimdhënies, i edukimit dhe formimit universitar e shkencor të të rinjve është sa fisnik aq edhe i rëndësishëm. Universiteti ‘Fan S. Noli’ i qytetit të Korçës i dekoruar me titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’, e përmbush gjerësisht këtë rol, e meriton emrin e shqiptarit të madh që mban, duke u kthyer në një institucion serioz të Arsimi të Lartë në Shqipëri dhe në qendër të përkushtuar të kërkimit shkencor”, shprehet Meta.
Në vijim të mesazhit të tij në këtë përvjetor të themelimit, kreu i Kuvendit thekson se 45 vjet nuk janë shumë për moshën e një Universiteti në SHBA, Britani, Francë e Gjermani, por janë mjaftueshmërisht të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të vlefshme në Shqipëri, për rolin dhe kontributin që Universiteti juaj ka dhënë e vazhdon të japë, jo vetëm për qytetin e Korçës, por edhe për gjithë Shqipërinë.
Kryeparlamentari Meta shtoi se këto vite janë vijimësi e traditës arsimdhënëse të qytetit të Korçës. “Në mozaikun e larmishëm kulturor dhe arsimor të qytetit të Korçës, roli i Universiteti ‘Fan S. Noli’ duket se është një vazhdimësi e logjikshme e ‘Mësonjëtores së Parë të Shqipes’, ‘Liceut Francez’, shkollës pedagogjike ‘Petro Nini Luarasi’. Vatra të vërteta arsimdashëse, në të cilat dhanë mësim ose studiuan figura të spikatura intelektuale të mësimdhënies dhe personalitete të shkencës, kulturës, artit, me të cilat krenohet jo vetëm Korça, por e gjithë Shqipëria”,- thekson z. Meta.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit nënvizon se universitetet japin një rol të rëndësishëm në formimin dhe krijimin e brezave, që i bëjnë ballë ndryshimeve politike dhe ekonomike.
“Çastet e kremtimit janë logjikshëm të mbushura me emocione dhe gëzim; edhe me krenari për sa është arritur, por edhe me përgjegjësi më të madhe për të përcjellë ndër vite përvojën e çmuar të brezave e për të përmirësuar cilësinë shkencore didaktike të mësimdhënies dhe thithjen e kapaciteteve intelektuale përball sfidave të sotme dhe ato të nesërmes. Shqipëria dhe shoqëria shqiptare përballen sot, pas përmbysjeve politike, ekonomike, sociale të viteve 1990, me sfidën e madhe të ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme, të një ekonomie të shëndoshë e funksionale dhe të një të ardhme të sigurt për qytetarët e saj”.
shprehet Meta ne mesazh.
Institucionet arsimore, nenvizon ai, veçanërisht ato të arsimit të lartë, kanë një rol parësor në këtë përballje dhe përgatitja me nivelin e duhur të njohurive shkencore dhe didaktike të të rinjve mbetet një detyrim parësor që e kërkon shoqëria sot dhe e ardhmja e saj nesër. Në sfidën e vështirë të kërkesë-ofertës të një shoqërie në zhvillim, në përballjen e dijes me ekonominë e tregut dhe me nevojat në fushën e politikë, të ekonomisë, të sigurisë, të bujqësisë, të shëndetit, të mirëqenies sociale, të shkencës, artit dhe kulturës në Shqipëri, misioni i Universitetit ‘Fan S. Noli’ të qytetit të Korçës dhe i të gjitha universiteteve shqiptare është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm”.
Meta bën me dije se Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë nisma për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me institucionet më të rëndësishëm të arsimit të lartë në Shqipëri, me qëllim, jo vetëm rritjen e transparencës parlamentare, por edhe shfrytëzimin e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe shkencore në proceset ligjore dhe politike të Kuvendit të Shqipërisë.
“Unë do të jem shumë i lumtur që kjo nismë të kurorëzohet me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit edhe me Universitetin ‘Fan S. Noli’ të Korçës. Në këtë ditë të shënuar për Universitetin tuaj dhe për qytetin e Korçës më lejoni t’ju urojë edhe një herë vazhdimësi të suksesshme në misionin tuaj të vështirë, por jo të pamundur, atë të edukimit, arsimimit dhe përgatitjes të brezave të rinj, të aftë dhe të gatshëm për t’i shërbyer me përkushtim zhvillimit të ekonomisë dhe emancipimit të shoqërisë sonë në proceset e pakthyeshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, – thekson Meta ndër të tjera në mesazhin e tij të urimit.

ma.me

Next Post
Përmbytjet, Veliaj: Po prishen banesat pa leje te Bregu i Lumit

Përmbytjet, Veliaj: Po prishen banesat pa leje te Bregu i Lumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In