• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet, Veliaj: Po prishen banesat pa leje te Bregu i Lumit

by Java News
18/11/2016 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër zonë e Tiranës ka marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, pas investimit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. Rreth 5000 banorë të Njësisë Administrative Nr. 9 në zonën që kufizohet nga rrugët “Anastas Shundi”, Rruga “Rreli” dhe “Demir Progri” do të furnizohen me ujë nëpërmjet rrjetit të ri. Gjatë inspektimit të investimit të ri të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Bashkia e Tiranës, përtej projekteve të mëdha, po investon në çdo lagje të kryeqytetit.

“Njësia 9 po sheh disa nga investimet madhore, siç janë Bulevardi i Ri. Por, është shumë e rëndësishme që përtej këtyre veprave strategjike, të shkojmë edhe në nivel kapilar.

Kjo është ajo që po bëjmë sot. Po shkojmë  në nivel kapilar në të gjitha lagjet, kryesisht të krijuara pas viteve ’90, që do të thotë se në një pjesë të madhe rrjetet kanë qenë informale.

Kjo bën një formalizim të rrjeteve. Dua t’i ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me ndërmarrjen tonë të ujësjellësit.

Shumë prej tyre raportojnë te “Tirana ime”, që është një aplikacion ku njerëzit raportojnë problemet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë qytetarët që, në rast se konstatojnë probleme në lidhje me  furnizimin me ujë apo dëmtime të rrjetit të ujësjellësit, të telefonojnë falas në numrin e vendosur në dispozicion nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës.

“Kemi një linjë 24 orë të telefonisë, e cila është falas – 0800 44 88 – për të gjithë qytetarët që kanë një problem me ujin, që kanë një nevojë apo kur si qytetarë të përgjegjshëm hasin një tubacion që është dëmtuar apo një pjesë rrjeti që ka nevojë për vëmendje.

Është një mundësi se si ata vetë ruajnë investimet. Ujësjellësi është edhe pronë e qytetarëve të Tiranës, edhe pse administrohet nga Bashkia dhe në qoftë se të gjithë sillemi në mënyrë nikoqire, siç sillemi në shtëpitë tona me pasurinë publike që është uji i Tiranës, atëherë mund të kemi një menaxhim shumë më të mirë”, tha ai.

Veliaj vlerësoi se ky ka qenë një vit rekord për Ujësjellësin, pasi janë kryer 105 ndërhyrje dhe investime, ndërkohë që arkëtimet kanë qenë mbi 90%. Gjithashtu, kryebashkiaku sqaroi edhe punimet që po realizohen në zonën e Bregut të Lumit për të parandaluar përmbytjet në të ardhmen.

“Aktualisht po punojmë edhe në zonën e Bregut të Lumit, ku po shfrytëzojmë kohën e mirë pas shirave, për të prishur ndërtimet pa leje, për t’u kërkuar qytetarëve mirëkuptim.

Do të garantojmë të drejtën e qytetarëve që duan të jetojnë në Tiranë, qoftë në banesat sociale, qoftë me bonus qiraje, qoftë me ndërhyrje në qendrat tona të emergjencave, por kurrsesi nuk do lejojmë që kjo pjesë e Tiranës të përmbytet për shumë pak banorë të papërgjegjshëm”, tha Veliaj.

Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, u shpreh se falë këtij investimi, banorët e rreth 370 godinave do të kenë një cilësi më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Kjo është një zonë informale, e cila nuk ka pasur asnjëherë investime për ujin. Rreth 370 godina kanë pasur lidhje të paligjshme me tubacionin kryesor që vjen nga Bovilla.

Me anë të këtij investimi përfundojmë gjithë rrjetin e shpërndarjes deri në kasetën dhe ujëmatësin. Do të ketë cilësi në furnizimin e ujit dhe orare më të gjata të furnizimit me ujë”, tha Molla.

Projekti i ri parashikon rikonstruksion të plotë të rrjetit të ujësjellësit në rrugët “Anastas Shundi”, Rruga “Rreli” dhe “Demir Progri”, i cili parashikon shtrimin e një tubacioni totalisht të ri që rrit sasinë e ujit, ul humbjet në rrjet dhe si rrjedhim qytetarët do të kenë më shumë akses me ujë të pijshëm në banesat e tyre. Është një linjë e re me gjatësi 4707 metra linear dhe e gjithë kjo linjë furnizon një zonë të gjerë prej 27 hektarësh.

ma.me

Next Post
Rama nga Kolonja: Vota për Stefon mesazh për politikën se populli nuk ka ndërmend për ndryshim

Rama nga Kolonja: Vota për Stefon mesazh për politikën se populli nuk ka ndërmend për ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com