• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta u arrestua dhunshëm? Hoxha: Kur kundërshtohet forcërisht, Policia në të gjithë botën ka vetëm një opsion…

by A R
22/10/2024 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, Ervin Hoxha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-presidentit të vendit, Ilir Meta, një ditë më parë.

Hoxha shkruan se janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, gjatë zhvillimit të operacionit.

Kjo pasi – sipas tij – reagimi i efektivëve ka ardhur si pasojë e rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin (Metës).

Hoxha shkruan se kundërshtimi forcërisht i Ilir Metës që t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës ishte zanafilla e ngjarjes.

“Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici”.

Më tej, ministri shpjegon se “për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor”.

Ministri thotë se, ka reaguar pasi ndoqi me vëmendje opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë.

“Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë. Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj çka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare”.

Për të, ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij.

“Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm”.

Prandaj – thotë ai – me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit.

“Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës”.

Ministri e mbyll arsyetimin e tij duke theksuar se Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si u arrestua ish-deputeti Jurgis Çyrbja

VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si u arrestua ish-deputeti Jurgis Çyrbja

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Jep urgjentisht dorëheqjen,se Ti,je kryekrimineli…Arrestimi është pjesë e ligjit,por ti s’je ligji,Ti je turpi i Shqipërisë…Na ke turpëruar me policinë kriminale në sy të të gjithë botës…As Enver Hoxha s’e ka bërë një gjë të tillë… Zhdukur nga politika rrugaç politik

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Askush nuk është mbi ligjin.As ju z.Hoxha që ushtruat dhunë të paparë në historinë e Shqipërisë dhe të botës në arrestimin e një presidenti.Turp për Ty,si përfaqësues i kësaj qeverie gangstere që deputetët,ministrat,kryebashkiakët,drejtorët e të gjitha bashkësive i ka në burg ose në SPAK .Mos i bëj karshillëk ligjit,se ligji s’je ti,por duhet të jesh Shërbëtor i popullit shqiptar dhe jo by…lëpirëse i gangsterëve që drejtojnë qeverinë më të korruptuar në planet, pjesë e së cilës je edhe ti.S’kam respekt për ty dhe atë që përfaqëson ti…Kam shumë respekt për policinë si institucion…Ti e prishe…Mos dil më në ekran se më dhembin sytë,më kujton Berishën e 1997

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

March 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In