Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë mëngjesin e sotëm.
Sipas një ankete të fondacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.
Duke u bazuar tek kjo, Kreu i Shtetit shkruan se sfida më e madhe është ndalimi i shpopullimi të Shqipërisë.
“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë🇦🇱, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan Meta.
/a.r