Ilir Meta ka shkuar në Berat, ku mësohet se ka mbledhur drejtorët e LSI në zyrat e Bashkisë së Beratit dhe u ka kërkuar angazhim maksimal në zgjedhje me tone shumë të acaruara.
Një burim nga brenda mbledhjes për Lexo.al rrëfen se nuk e kishte parë asnjëherë në atë gjendje kreun e LSI.
Sipas dëshmitarit, Meta nuk ka hezituar t’i kërcënoje të gjithë të pranishmit me largim nga puna në rast se nuk japin rezultatin e dëshiruar prej tij.