• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta thirrje qeverisë: Ulni çmimet, rrisni rrogat dhe pensionet! Do të ndëshkojmë abuzuesit dhe…

by Java News
30/07/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ulni çmimet, rritni rrogat dhe pensionet”, kjo është thirrja e drejtuesit të Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili thotë se Qeveria do të duhet të mbështessë financiarisht çdo qytetar.  Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta akuzon qeverinë që nuk ka asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve.

“Ulni çmimet! Rritni rrogat dhe pensionet! Mbështetni financiarisht çdo qytetar! Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë. Nuk gjen dot një mall dhe as merr dot një shërbim, që sot nuk është shtrenjtuar, 2 deri në 5 fish! Por ndihma ekonomike nga qeveria është zero! Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve”, shkruan Meta.

Meta sjell në vëmendje masat e marra nga qeveritë evropianë në përballjen e krizës që nga uljet apo kompensimet e faturave të energjisë te ndihmat për qytetarët. Sipas Metës, Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit.

“Një Qeveri e ndjeshme dhe e përgjegjshme, do të bënte pikërisht atë që po ndodh sot në shumë vende europiane, siç janë bërë publike në media: Britania e Madhe, po ndërhyn me një zbritje prej 400 £ të faturës së energjisë për çdo familje në vit; Italia po planifikon të japë një bonus 200 € për punëtorët, që fitojnë 35,000 € në vit ose më pak; Spanja ka ulur TVSH-në në faturat e energjisë nga 21% në 10%; Franca po kompenson me 100 € çdo qytetar të saj; Gjermania po jep 100 € për familjet që marrin mbështetje, ndërsa ata që marrin asistencë për strehim do të marrin një shtesë prej 270 €; Holanda po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim energjie prej 800 €, si dhe ka ulur tarifën për karburantet me 21%. Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.  Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024. Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë. Kjo Qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë”, ka shkruar Ilir Meta në Facebook.

Në fund ai thotë se angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve!

Next Post
Shoferi shikon tmerrin me sy/ Gjarpri i futet në makinë teksa ishte duke ecur, ajo që i ndodhi ishte e rëndë

Shoferi shikon tmerrin me sy/ Gjarpri i futet në makinë teksa ishte duke ecur, ajo që i ndodhi ishte e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In