• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Të forcojmë dialogun politik me qëllim forcimin e institucioneve

by Java News
25/03/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në Britaninë e Madhe. Në fjalën përshëndetëse në këtë takim, që u zhvillua në Londër, Meta tha se politika duhet të punojë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi kontributin e komunitet shqiptar për vendlindjen.

“Ne si politikanë duhet të punojmë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë në mënyrë që edhe ju të merrni sa më shumë lame të mira nga vendi ynë, por edhe të afërmit tuaj dhe familjarët tuaj në Shqipëri. Ju keni arritur të kontribuoni për familjet tuaja dhe të investoni që shumë nga të afërmit tuaj gjithashtu të studiojnë këtu”, – u shpreh Kryetari i LSI-së, duke vlerësuar edhe shqiptarët që studiojnë në Britaninë e Madhe si një pasuri të madhe për vendin tonë.

“Kemi një komunitet të jashtëzakonshëm që punon në Londër dhe në Britaninë e Madhe, por kemi edhe një komunitet të jashtëzakonshëm që studion këtu me të rinj shqiptarë që janë integruar. Kjo është një pasuri e madhe për vendin tonë, që ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë sidomos në drejtim të integrimit të gjithë atyre që studiojnë këtu në institucione dhe në të gjithë jetën e vendit pasi sjellin një kulturë të re, sjellin një vizion të ri”, – vijoi Meta.

Kryetari i LSI-së theksoi se politika duhet të jetë më bashkëpunuese dhe të përçojë mesazhe pozitive, ndërsa nënvizoi nevojë për të forcuar dialogun politik në Shqipëri ashtu si edhe forcimin e institucioneve që do të ndikonte në rritjen ekonomike.

“Dua të shpreh edhe detyrimin tonë për të bërë më shumë për emigracionin tonë këtu, por edhe kudo dhe njëkohësisht për të bërë gjithçka që shqiptarë kudo ku ndodhen të jenë sa më pranë njëri-tjetrit. Njëkohësisht edhe të kenë gjithmonë një mesazh pozitiv nga vendi i tyre, gjë që kërkon edhe një politikë pak më bashkëpunuese në Shqipëri. Ky ka qenë dhe mbetet një nga qëllimet tona kryesore që të shërbejmë për të forcuar dialogun politik në vend me qëllim forcimin e institucioneve të vendit tonë dhe njëkohësisht në këtë mënyrë rritjen e mëtejshme të ekonomisë së vendit si një bazë shumë e rëndësishme jo vetëm që të rinjtë tanë të mos mendojnë më për t’u larguar nga Shqipëria, por edhe për të krijuar një mjedis sa më të përshtatëm për kthimin e shumë të tjerëve, të cilët mendojnë se ato eksperienca që i kanë realizuar këtu apo në vende të tjera të munden t’i investojnë në Shqipëri”, – shtoi Meta.

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së tha se komuniteti shqiptarë luan një rol shumë të rëndësishëm në një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm, një partner të provuar e një aleat të jashtëzakonshëm siç është Britania e Madhe për Shqipërinë.

“Ju falënderoj për atë kontribut që jepni për forcimin e marrëdhënieve tona me Britaninë e Madhe dhe në këtë mënyrë besoj se ju do të vazhdoni të kontribuoni edhe më tej për t’i mbështetur këto lidhje dhe njëkohësisht për të shfrytëzuar të gjitha lidhjet tuaja këtu dhe për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së, Meta, i cili shoqërohej në këtë takim edhe nga deputeti i LSI-së, Ylli Shehu.

Next Post
Ekstradimi i Gylenit/ Ish-drejtori i CIA-s: E ka diskutuar stafi i Trump

Ekstradimi i Gylenit/ Ish-drejtori i CIA-s: E ka diskutuar stafi i Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

August 8, 2026
Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

August 8, 2026
U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

U godit me vezë gjatë seancës, Kurti: Nëse ky është çmimi që opozita të ulet në tryezë, e paguaj!

August 8, 2026
Zi në familjen Messi, babai i legjendës argjentinase ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare

Zi në familjen Messi, babai i legjendës argjentinase ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare

August 8, 2026
Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

August 8, 2026
Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

Tajfuni “Dolphin“ hyn në zonën e paralajmërimit 24-orësh, rritet niveli i reagimit

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com