• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekstradimi i Gylenit/ Ish-drejtori i CIA-s: E ka diskutuar stafi i Trump

by Java News
25/03/2017 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stafi i fushatës së Donald Trump-it ka diskutuar atëherë largimin e Fetullah Gylenit nga Shtetet e Bashkuara. Pretendimin e ngre ish-drejtori i CIA-s në 1995-sen, James Woolsey, i cili tha për “Wall Street Journal” se ka qenë i pranishëm në takimin ku ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn duket se ka diskutuar dëbimin e klerikut mysliman të shumëkërkuar nga Turqia.

Ankaraja e akuzon Gylenin, dikur njeri të afërt e sot armik të përbetuar të presidentit Rexhep Tajip Erdoganin për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik. Në intervistë, Woolsey rrëfen për “Wall Street Journal” se ishte i pranishëm në bisedimet mbi metodat e largimit të Gylenit përtej procesit ligjor të ekstradimit.

Takimi, nga sa shpjegon ai, ka ndodhur në muajin shtator në një hotel të Nju Jorkut. Të pranishëm, sipas ish-kreut të CIA-s, kanë qenë Flynn, dhëndri i Erdoganit dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Woolsey, asokohe këshilltar i fushatës të miliarderit, shton se mund të mos i ketë dëgjuar të gjitha ç’janë thënë në atë takim, sepse mbërriti me vonesë, por këmbëngul se pati debate serioze mbi mënyrën sesi të dërgohej Gyleni nga SHBA-ja në Turqi.

Një zëdhënës i Flynn-it, ndërkohë e hedh poshtë një variant të tillë të ngjarjeve, e thotë se gjenerali nuk ka diskutuar mbi asnjë veprim ilegal, dëbim fizik jo-legjitim apo aktivitete të tjera të kësaj natyre.

Fetullah Gylen jeton në Shtetet e Bashkuara prej gati dy dekadash. Prania e tij është kthyer në shkak madhor fërkimesh mes Uashingtonit dhe Ankarasë që insiston në ekstradimin e klerikut, edhe pse ai mohon çdo përfshirje në tentativën për grusht shteti.

 

Next Post
(FOTO) Big Brother/ Lesbikja fut në sherr çiftin, ja për çfarë u përplasën

(FOTO) Big Brother/ Lesbikja fut në sherr çiftin, ja për çfarë u përplasën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

August 8, 2026
Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com