• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Tallavaja e Rezolutës porosi e narko-trafikantëve. Të përmbysim bandën e Rilindjes, do vetëm një të shtyrë…!

by Java News
28/05/2024 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka komentuar miratimin e rezolutës antikorrupsion në parlament.

Meta tha se kjo Rezolutë është porosi e narko-trafikantëve. Sipas tij, Shqipëria është sot vendi i dytë në Europë për nga niveli i korrupsionit, pas Rusisë. Meta tha se qytetarët shqiptarë duhet ta përmbysin bandën e Rilindjes, që ka shpikur termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Ilir Meta: Votimi për rezolutën antikorrupsion është një propagandë e Rilindjes. Tallavaja e Rezolutës është porosi tjetër e narko-trafikantëve për t’ju ranë tam-tameve mediatike. Shqipëria është vendi i parë në Europë, pas Rusisë, për nivelin e lartë të korrupsionit, ndërsa është në vend të dytë në botë pas Zambias për ryshfetin. Kjo rezolutë është një fyerje për qytetarët shqiptarë, që kanë ikur dhe që jetojnë këtu me paga skandaloze e pensione qesharake. Qytetarët shqiptarë duhet të kenë prioritet rrëzimin e bandës së Rilindjes, që do të fusë në Shqipëri termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Deklarata e Presidentit te Partise se Lirise, Ilir Meta

Miratimi vetëm me votat e “Rilindjes” të “Rezolutës antikorrupsion” nga Kuvendi më i korruptuar në kontinent, që qep ligje me porosi për klientët e Qeverisë, duke u kthyer në një noter të saj, ishte totalisht një farsë e dëshpëruar e një bande të korruptuarish me Edi Ramën në krye. Korrupsioni duhet ndëshkohet ashpërsisht vme të gjithë fuqinë e ligjit ndërsa tallavaja e Rezolutës është një tjetër porosi e mafies dhe e trafikantëve për t’u rënë teneqeve mediatike përmes mediave të blera nga inceneratorët.

Të luftosh korrupsionin me Rezolutë, kur ke patur 11 vjet pushtet absolute si Edi Rama dhe kur Shqipëria është e renditur në vendin e parë në Europë, pas Rusisë, për nivelin më të lartë të korrupsionit dhe e renditur si vendi i dytë në botë, pas Zambias, për nivelin e lartë të ryshfetit, është përbuzje dhe fyerje jo vetëm për 1 milion shqiptarë që kanë braktisur vendin për shkak të keqqeverisjes, por edhe për të gjithë ata që jetojnë sot këtu në kushte ekstreme varfërie dhe mbijetese.

Falë korrupsionit skizofrenik të “Rilindjes” sot jemi vendi i parë në rajon për kriminalizimin e zgjedhjeve dhe të ekonomisë, për asgjësimin e transparencës, të llogaridhënies dhe lirisë së fjalës, për kapjen e institucioneve të pavarura dhe sidomos të drejtësisë, për nivelin mizerabël të pagave dhe të pensioneve, për çuarjen në prag falimenti të bujqësisë dhe blegtorisë, aq sa jemi i vetmi vend ku Bashkimi Europian ka ndërprerë fondet e IPARD-it për shkak se fondet e bujqësisë i çoi tek inceneratori, si edhe për korruptimin e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë Edi Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit, kërkon konsensus nga opozita për luftën kundër korrupsionit.

Kryehajduti i Shqipërisë, me rezolutën e tij kërkoi të bëjë bashkë hajdutët me të vjedhurit, kriminelët me viktimat e tyre.

“Rilindja” që gllabëron miliarda euro me aferën e inceneratorëve, me koncencione, me mijëra tendera sekretë, PPP dhe rrugë të florinjta, që ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror, nuk mund të kërkojë konsensus për këto krime.

Rezoluta e miratuar dje është një tjetër poshtërim i Edi Ramës ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si rezultat i presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës.

Sot në Shqipëri është vetëm opozita që lufton korrupsionin, me fakte, me prova dhe me denoncime konkrete dhe perballe eshte nje drejtesi qe ka lidhur duart, qe mbyll ceshtjet, qe i zvarrit duke i sherbyer korrupsionit e jo duke luftuar.

Asnjë kompromis nuk mund të kishte dhe nuk mund të ketë me këtë monstër të korrupsionit. E vetmja rrugë për afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian është beteja deri në fund me këta hajdutë të diskredituar dhe shkulja nga rrënjët e këtij regjimi të kalbur, armikut më të egër të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, por edhe të interesave kombëtare të mbarë shqiptarëve.

Korrupsioni luftohet vetëm në një mënyrë, që Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda “rilindase” e “Prindit 1” dhe “Prindit 2” të marrë ndëshkimin e merituar për të gjitha krimet korruptive miliardere. Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe hajdutët, është prostitucion politik, si dhe tradhëti ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe gjithë atyre që kanë lënë këtë vend për shkak të krimeve që ka kryer “Rilindja” në vendin tonë./m.j

Next Post
VIDEO/ Me vlerë 2 milionë euro, kapet sërish kokainë në portin e Pireut, dalin pamjet, shikoni ku ishte fshehur 46 kg kokainë

VIDEO/ Me vlerë 2 milionë euro, kapet sërish kokainë në portin e Pireut, dalin pamjet, shikoni ku ishte fshehur 46 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In