• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta takon presidentin e Senatit italian: TAP, projekt strategjik

by A R
26/11/2015 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Romë nga Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso, me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe zhvillimeve në rajon.

Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, kryeparlamentari Meta, pasi vlerësoi rëndësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Italisë, vuri në dukje se ka ardhur koha që të dy vendet të rrisin cilësinë e bashkëpunimit mes tyre në një nivel më të lartë, veçanërisht në sektorë strategjikë të ekonomisë, si sistemi bankar, energji dhe infrastrukturë. Në këtë kuadër u vlerësua projekti TAP si një ndërmarrje tepër pozitive me efekte multi-rajonale për të dy vendet si dhe potencialet investuese në sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Meta dhe Grasso theksuan se projekti TAP do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias dhe se ky projekt është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike.

Kreu i Kuvendit u shpreh se Italia është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë dhe se forcimi i Italisë dhe rimëkëmbja e saj ekonomike është jetike edhe për zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë. “Një Itali e fortë, nënvizoi Meta, do të thotë edhe një Shqipëri më e fortë”.

Presidenti i Senatit, Grasso theksoi hapat e rëndësishëm që ka ndërmarrë Shqipëria dhe avancimin e saj në arenën ndërkombëtare, si një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE. Grasso nënvizoi se raportet e ngushta italo-shqiptare po vijnë duke u forcuar në të gjitha fushat, por mundësitë për të rritur cilësisht këtë bashkëpunim janë të mëdha, veçanërisht në ekonomi.

Ai theksoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes dy parlamenteve, si mekanizma institucionalë tepër të rëndësishëm për të avancuar axhendën e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, ku rol të rëndësishëm mund të luajnë edhe grupet e miqësisë ndërparlamentare mes dy vendeve.

Duke diskutuar mbi ecurinë e procesit të integrimit në BE, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme italiane në vite dhe vuri në dukje se Shqipëria është e angazhuar seriozisht në axhendën e integrimit europian duke fokusuar përpjekjet në përmbylljen e reformës në fushën e drejtësisë, e cila do të hapë rrugën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Grasso theksoi se Italia shpreson në një reformë substanciale të sistemit të drejtësisë shqiptare duke dëshiruar dhe mbështetur fort hapjen e negociatave për anëtarësim, sepse Italia ka lidhje të forta me Shqipërinë.

“Vlerësoj peshën dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan, u shpreh z. Grasso, dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm t’ju ndihmojmë të avanconi edhe më shpejt në rrugën tuaj evropiane, sepse besojmë se me reformat e duhura, i gjithë Ballkani e ka vendin e tij të sigurt në Bashkimin Evropian”.

Në këtë kontekst, Grasso theksoi dhe kontributin e vendit të tij në bashkëpunimin trilateral mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë.

“Jam vërtetë i lumtur që i ritheksova Kryetarit të Kuvendit ndjenjat e miqësisë dhe solidaritetit italian dhe të dy parlamenteve tona, që të mund të bashkëpunojnë shumë më mirë dhe të ndërtojmë atë të ardhme miqësore dhe solidariteti që dëshirojmë të gjithë”, u shpreh Grasso.

Meta vlerësoi kontributin e Italisë në shërbim të stabilitetit rajonal dhe në këtë drejtim theksoi se Shqipëria si një vend me peshë të veçantë në rajon është e gatshme ta intensifikojë bashkëpunimin me Italinë kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme.

Në përfundim, z. Meta dhe z. Grasso vlerësuan lidhjet e forta të miqësisë tradicionale mes dy vendeve, duke sjellë në kujtesë kontributin e komunitetit të mirë-integruar shqiptar në Itali dhe atë të komunitetit gjithnjë në rritje italian në Shqipëri.

“Me Presidentin Grasso kemi konfirmuar edhe një herë vullnetin e vendosur për të ecur drejt konkretizimit të mëtejshëm të partneriteti strategjik midis Italisë dhe Shqipërisë. Dhe në këtë drejtim Senati Italian, nën drejtimin e presidentit Grasso, luan një rol të rëndësishëm dhe ne besojmë shumë që këto shkëmbime ndërparlamentare do të kontribuojnë për forcimin e raporteve të shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe dy popujve tonë”, tha Meta në përfundim të takimit.

ATSH

ë tij.

Next Post

Kryeministri turk: Urdhërova unë të goditej avioni rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In