• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takim me Kryeministrin e Landit të Schleswing: Intensifikim marrëdhënieve dypalëshe

by A R
07/11/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kiel, kryeqendrën e Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë, u prit sot në një takim të veçantë nga Kryeministri i këtij Landi, Torsten Albig.

Gjatë takimit Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë në këtë Land të rëndësishëm dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve të veçanta, të qëndrueshme, dinamike dhe shumëplanëshe dhe do të kontribuojë në vendosjen dhe zhvillimin e kontakteve mes Shqipërisë dhe Landit të Schleswing.  Meta vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe në investimet strategjike në ekonominë e Shqipërisë.

“Gjermania dhe kontributi i saj janë të pazëvendësueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”,- vlerësoi Kryetari i Kuvendit duke shtuar se: “Roli dhe interesi i saj jo vetëm për stabilitetin e Shqipërisë por edhe atë të Ballkanit Perëndimor veçohet në ditët e sotme”.Meta theksoi nevojën e vendosjes dhe forcimit të bashkëpunimin në fushën e industrisë së peshkimit, tregtisë, transportit detar, atë të bujqësisë dhe turizmit si dhe energjisë së rinovueshme dhe kërkimit shkencor me Landin e Schleswing Holstein.

Kryeministri i Landit të Schleswing Holstein, z. Torsten Albig, në fjalët e tij të mirëseardhjes nënvizoi kënaqësinë që Kryetari të Kuvendit, z. Ilir Meta, viziton Kryeqendrën Kiel duke shprehur besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë më tej intensifikimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Landit të Schleswing Holstein në fushat me interes reciprok.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që shumë shpejt të organizohet në Kryeqendrën e Kielit një takim mes Dhomave të Tregtisë gjatë të cilit të promovohen potencialet ekonomike të Shqipërisë dhe të diskutohen rrugët e shfrytëzimit të tyre.Meta e ftoi gjithashtu Kryeministrin e Landit të Schleswing Holstein, z. Torsten Albig për të vizituar Shqipërinë, ftesë e cila u priti me kënaqësi ftesën nga z. Albig./a.m.

Next Post
Media serbe interesohet nëse Bunjaki do të mbledhë serbë në ekip

Media serbe interesohet nëse Bunjaki do të mbledhë serbë në ekip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikoi mbytjen e 11 emigrantëve në afërsi të Sazanit, arrestohet afgani

Rrezikoi mbytjen e 11 emigrantëve në afërsi të Sazanit, arrestohet afgani

July 18, 2026
Riformatimi i PD, Berisha: 60% të rinj dhe gra në Këshillin Kombëtar! Ripërtëritja më e madhe që nga themelimi i partisë

Riformatimi i PD, Berisha: 60% të rinj dhe gra në Këshillin Kombëtar! Ripërtëritja më e madhe që nga themelimi i partisë

July 18, 2026
Larje hesapesh ose konfliktet për pronësinë/ Pistat e hetimit për plagosjen me 9 plumba të Thimjo Rubatit në Sarandë

Larje hesapesh ose konfliktet për pronësinë/ Pistat e hetimit për plagosjen me 9 plumba të Thimjo Rubatit në Sarandë

July 18, 2026
Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

FIFA zyrtarizon kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit, do të jetë 17 minuta

July 18, 2026
“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

July 18, 2026
Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

July 18, 2026
“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

July 18, 2026
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In