• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takim me emigrantët në Athinë: Vëmendje maksimale për problemet tuaja

by A R
11/10/2016 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua në ambientet e Ambasadës shqiptare në Athinë me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë. Në këtë takim, Meta shoqërohej nga deputetët Arta Dade, Anastas Angjeli, Eduard Shalsi, Fatmir Toçi, Vangjel Tavo si dhe deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, etj.

Gjatë bashkëbisedimit, Ilir Meta i siguroi përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Athinë se Kuvendi i Shqipërisë ka vëmendje maksimale për adresimin e nevojave të tyre veçanërisht në drejtim të lehtësimit të procedurave administrative konsullore.

“Gjatë kësaj vizite do përpiqemi të ngremë disa nga çështjet ende të pazgjidhura të cilat krijojnë më shumë lehtësi për emigrantët tanë këtu, sidomos problemet konsullore, të njohjes së dokumenteve tona konsullore, problemeve të vulës apostile, problemeve të njohjes së patentave, por edhe problemi i njohjes së pensioneve, që është një çështje akoma më komplekse. Janë të gjitha çështje, të cilat janë ngritur dhe do të ngrihen në vazhdimësi nga ana jonë, sepse kanë të bëjnë me mjaft probleme konkrete të emigracionit dhe emigrantëve këtu”, – tha Kryetari i Kuvendit.Meta falënderoi emigrantët për kontributin e pamohueshëm që kanë dhënë në Shqipëri, ndërsa i ka cilësuar si një faktor të rëndësishëm për fuqizimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe vendit tonë.

“Emigrantët tanë në Greqi janë një faktor mjaft i rëndësishëm njerëzor në radhë të parë, por edhe ekonomik e shoqëror, që kanë ndikuar për përafrimin e marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë dhe janë një element mjaft i rëndësishëm për fuqizimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, sepse niveli i integrimit është mjaft kompleks dhe është mjaft domethënës. Ne të gjithë e dimë se falë këtij emigracioni në fillim të viteve ‘90-të, Shqipëria pati mundësinë që të përballojë vështirësi të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht e dimë shumë mirë se në këto vite të krizës që kaloi Greqia, impakti edhe në Shqipëri ka qenë mjaft i ndjeshëm”, – tha z. Meta, i cili shprehu gjithashtu kënaqësinë për një qasje më pozitive ndaj emigrantëve nga qeveria aktuale.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Greqia është një partnere shumë të rëndësishme për arsye të historisë dhe lidhjeve njerëzore si edhe pranisë së madhe të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj.

“Ne Greqinë e shohim si një partnere shumë të rëndësishme, për arsye të historisë, të gjithë këtyre lidhjeve njerëzore, për arsye të pranisë tuaj mjaft të gjerë këtu, për arsye të rolit dhe të prezencës së minoritetit grek në vendin tonë. Në këtë drejtim interesat janë shumë të mëdha, përveçse jemi dy vende anëtar të NATO-s, përveçse jemi një vend që synon të anëtarësohet në BE dhe shpresojmë që Greqia dhe në të ardhmen të vazhdojë të na mbështesë në këtë drejtim”, – vijoi z. Ilir Meta, teksa u ndal edhe te çështjet e së kaluarës mes dy vendeve, që sipas tij duhet të zgjidhen me frymë konstruktive.

“Natyrisht ka edhe çështje që i takojnë të kaluarës, që janë të mbartura dhe është e nevojshme të zgjidhen, por është e rëndësishme që këto çështje të ngrihen në një frymë konstruktive, që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona, dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë”, – shtoi Kryetari i Kuvendit.

Duke u ndalur te zhvillimet në Shqipëri, z. Ilir Meta foli për reformën në drejtësi, që kanë qenë çështja kryesore dhe që ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor dhe me përmirësimin e funksionimit të institucioneve.

“Çështja kryesore ka qenë reforma në drejtësi, që ka të bëjë përveçse me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër krimit, kundër korrupsionit edhe me përmirësimin e funksionimit të institucioneve, të një klime më të mirë të biznesit, rritjes së investimeve vendase dhe të huaja, por njëkohësisht ka të bëjë edhe me integrimin evropian të Shqipërisë”, – theksoi z. Meta, duke shprehur besimin për një përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim brenda një kohe të shpejtë.

“Ne arritëm me konsensus të miratojmë paketën e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi. Tani po miratojmë ligjet kryesore për zbatimin e saj. Ne shpresojmë që në nëntor të marrim një rekomandim pozitiv, nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe më pas shpresojmë dhe nga Këshilli i vendeve anëtare në dhjetor. Integrimi evropian është një instrument, është një nxitje për transformimin e shoqërisë tonë, nuk është një qëllim në vetvete”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Më tej, gjatë takimit përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Athinë diskutuan me delegacionin parlamentar për problemet që ata hasin në jetën e përditshme në vendin fqinj si edhe me përmirësimin e shërbimeve konsullore./a.m.

Next Post
Noka: Nxënësit u helmuan nga hashashi. Beqaj: Doktor Flamuri, të njëjtin burim dixhital me Saliun ke?

Gomonia me 734 kg kanabis, Noka: Nga doli, Rama e Tahiri thonë nuk ka më drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In