Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu sot ngushëllime për viktimat e sotme të akteve terroriste në Bruksel.
“Ne jemi në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria është përkrah partnerëve tanë euro-atlantikë për të ç’rrënjosur celulat terroriste”, deklaron Meta.
Sulmi ndaj Brukselit, thekson kryeparlamentari Meta, është sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit.
“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Ne jemi të vendosur së bashku të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.