• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Shqipëria është ktyer në lavatriçe e pastrimit të parave, Qeveria të japë llogari para shqiptarëve për PPP-të korruptive

by Java News
13/12/2022 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë mesditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me kontratat koncesionare dhe ndikimin e tyre në ekonominë shqiptare.

Sipas Metës, koncesionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duke falimentuar Shqipërinë.

Meta deklaroi se, Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare  në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.

“Këto praktika shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, sikundër projektet korruptive të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë do të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe do të bëhen shkak për të krijuar detyrime shumë të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë seriozisht qëndrueshmërinë e borxhit. Sikundër evidenton edhe FMN këto kontrata, që zënë gati 40 për qind të PBB-së 2022, nuk do të mund të kontrollohen, çka praktikisht nënkupton një gropë ku priten të zhduken qindra e qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Mbështes fuqimisht edhe thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve drejtuar Qeverisë shqiptare për nevojën e publikimit të kontratave të prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.”

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë kërkoi transparencë nga qeveria para qytetarëve shqiptarë në lidhje me këto fonde, ndërsa përmendi edhe faktin se, edhe sot tre vite pas tërmetit të 2019-s, ka ende familje të cilët jetojnë jashtë ose me qira dhe nuk janë futur në banesat e tyre, sikundër u ishte premtuar.

“Është e domosdoshme që pa vonesë qeveria të bëjë transparente para shqiptarëve përdorimin e fondeve për më tepër kur jemi para fakteve tronditëse që ende tre vite pas tërmetit të vitit 2019, për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, ende sot ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të prekurit. Është e domosdoshme ndërmarrja e masave të menjëhershme drastike për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ku Shqipëria është futur nga FATF (mekanizimi i Komisionit Evropian për parandalimin e pastrimit të parave), veçanërisht në kushtet kur kullat në Tiranë, sikundër është bërë publike edhe nga denoncimet e mediave ndërkombëtare, janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave të pista.”

Ilir Meta

Next Post
Paulin Sterkaj kritika për projektligjin e Policisë Bashkiake: Drejtuesit t’i nënshtrohen testit fizik

Paulin Sterkaj kritika për projektligjin e Policisë Bashkiake: Drejtuesit t’i nënshtrohen testit fizik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Franca dhe Britania në bisedime për t'i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve -

Franca dhe Britania në bisedime për ti dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve –

September 30, 2026
Britania shqyrton mundësinë e rikthimit në BE -

Britania shqyrton mundësinë e rikthimit në BE –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com