• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Rëndësi ka integrimi në BE, jo zgjedhjet e ardhshme…s’është fatkeqësi të mos jesh ministër

by Java News
06/09/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka marrë pjesë në një aktivitet të zhvilluar në shkollën 9-vjeçare të zonës së ‘Farkës së Vogël” ka folur mbi koalicionin qeverisës PS-LSI ku ka thënë se për forcën politike që drejton nuk ka rëndësi se ku do të jetë në vendin 2017, por a do të integrohet vendi në Bashkimin Europian.

Ai ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të gjithë faktorit politik, por edhe qytetarëve që vendi ynë të vijojë rrugën e integrimit, pasi sipas tij duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët.

“Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim. Duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët këtu. Për LSI nuk ka rëndësi zgjedhjet, por ku do jetë Shqipëria pas zgjedhjeve të 2017. LSI është e përqëndruar në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi, reformave të tjera që janë kyçe për integrimin dhe shpresojmë në një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare sesa rezultati i zgjedhjeve dhe ku do jetë çdo forcë politike” tha Meta.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e lëvizjes së ndonjë ministri në kabinetin qeveritar, Meta ka theksuar se nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër dhe se të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LSI-në.

“Nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër apo kryetar parlamenti, apo pozitë pushteti, fatkeqësi është të mos kesh bukë për fëmijët, një shtëpi, mundësi që të çosh në shkollë fëmijët, të jesh ministër e në pushtet është përgjegjësi dhe
Të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LS
I” tha ai.

Lidhur me çështjen e forcës politike që ai drejton, Meta ka thënë se LSI është forcë politike e veçantë dhe sjell mesazh bashkëpunimi.

“LSI ka treguar me vepra që është forcë politike e veçantë që nuk krijon por zgjidh probleme. LSI ka sjellë mesazh pozitiv përfshirje e integrimi, bashkëpunues në jetën  politike e shoqërore për t’iu kundërvënë frymës së egoizmit e individualizmit. Kjo frymë bashkëpunimi është kudo, edhe në koalicion por edhe jashtë tij me të gjithë faktorët politik e shoqëror. Bashkëpunimi nuk duhet të njohë kufi ndërsa zgjedhjet e pozicionet politike ato u takojnë qytetarëve” deklaroi meta.

Sa i përket seancës së 22 shtatorit, ku pritet që të kalojnë edhe 6 ligjet e Reformës në Drejtësi, meta theksoi se do të insistojë që të gjejë edhe bashkëpunimin e opozitës.

“Në seancën e 22 shtatorit do bëjmë gjithçka për të vijuar në rrugën e konsensusit për ligjet e Reformës në Drejtësi”.

Sot është dita e themelimit të LSI-së. 6 shtatori – dita e krijimit te LSI-se.

12 vjet me parë u krijua LSI dhe në këtë kuadër  LSI ka organizuar veprimtari në të gjithë vendin, në shërbim të komunitetit.

Sllogan i kësaj dite është “Dita e LSI-solidaritet dhe humanizëm”.

Drejtuesit e kësaj force politike janë shpërndarë në qarqe të ndryshme, ku Ilir Meta ka qëndruar në Tiranë, Luan Rama në Berat, Petrit Vasili në Lushnje dhe Fier, Klajda Gjosha në Pogradec, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Lefter Koka në Durrës./report tv/a.k

Next Post
Armando Sadiku: Më shumë iu gëzova golit të Balajt sesa atij që shënova

Armando Sadiku: Më shumë iu gëzova golit të Balajt sesa atij që shënova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com