• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Pse merreni me vilën time dhe atë të Berishës?!

by
06/01/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë intervistës së djeshme në News 24, Ilir Meta ka folur edhe rreth akuzave që i janë bërë atij për pronat që zotëron. Ai reagon duke futur në përgjigjen e tij edhe vilën e vajzes së Berishës në gjirin e Lalzit. Ja përgjigja e Metës:

 

 

 

 

Motoja juaj ‘me qetësi dhe dashuri’, por nuk ishit as i qetë dhe as i dashur me gazetaren e VOA-s?

Ju e keni parë vetë?

Po e kam parë.

Unë kam qenë në një studio shumë të hapur. Mua nuk më shqetëson asgjë, se kam dëgjuar gjëra shumë më të mëdha dhe më të rënda. Mua më shqetëson që shpërdorohet një studio e tillë. Mua më shqetëson mungesa e profesionalizmit. Unë nuk bëj kompromise me gazetarin, mos më pyet këtë, mos më pyet atë. Por kur një gazetare thotë që raporti thotë kështu dhe raporti nuk thotë ashtu, kur thotë keni makinë të shtrenjtë dhe unë nuk kam asnjë makinë personale. Kur thotë që keni shtëpi në Lalëz, kur e kam prej kohësh dhe ky qenka problem i madh që i bën pushimet në Sarandë, në Velipojë, por jo në Dubai, në Maldive? Një politikan që nuk di të lozë as baste, as kazino… Një politikan që përgojohet në mënyrë kaq joprofesionale… Pronat që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj me të cilën jetojmë janë 7-8 herë më të mëdha se dy apartamentet që kemi ne. Ishte mungesë e madhe e përgjegjësisë. Mendoj që edhe mediat duhet të kenë profesionalizëm.

Ideja ishte të pyeste nëse është i pasur apo i varfër Ilir Meta?

Pasuria ime më e madhe është fjala ime, po, jo. Punën e pronave, i keni, kontrollojini. Pasuria që ka të ligjshme në pronën e saj bashkëshortja ime me nënën e saj është 7 apo 8 herë më shumë se sipërfaqja e shtëpive në Tiranë dhe Lalëz. Vila e Berishës, e Argitës, është kaq dhe aq. Kjo është e turpshme që merren. Në çfarë standardesh po bëjmë politikë dhe transparencë… Kur ka marrë ajo shtëpi, atje s’kishte as rrugë. Vlera e asaj ishte pothuajse asgjë. Ne jetojmë në një vend me spekulime. S’mund të them se jam i varfër, kam 20 e ca vjet në politikë, kam qenë kryeministër, por nuk harroj nga vij. Kam lindur në një fshat 1300 metra mbi nivelin e detit. Nuk e kam problem për të jetuar, por kam mjaft kushërinj edhe të papunë dhe ndonjëherë i tallin se si je kushëriri i tij dhe si s’të ndihmon. Por unë nuk e harroj nga vij.

Korrupsioni është problem që duhet zgjidhur…

Ju me profesionalizëm, ne me transparencë, por jo me spekulime e keqinformime.

Ju po thoni se s’ka politikanë me prona të pajustifikuara…

S’mund ta them kurrë që s’ka politikanë të pakorruptuar, por e kam të vështirë që vetësatanizohemi se shqiptarët janë më të korruptuarit e ndërkombëtarët janë më të kulluarit. Kjo është shumë e gabuar. Duhet të zhvillojmë transparencën dhe standardet.

Next Post

PD bojkoton mbledhjen e ekspertëve për Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In